Presidenti Meta:Grushti migjenian ndaj malit që s’bzan është ende një kryesimbol

E mërkurë, 26 August 2020 17:38

 

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 82-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit kombëtar, Migjeni. Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit risjellë një analizë të shkrimtarit Moikom Zeqo mbi rëndësinë e veprës së Migjenit në jetën sociale dhe politike në vend.

Mesazhi i Presidentit Meta në Facebook:

 

Në 82-vjetorin e kalimit në përjetësi të poetit kombëtar, Migjeni, vetëm një personalitet i madh, si i paharruari Moikom Zeqo, mund t’i analizonte kaq mjeshtërisht simbolikat e forta të kryeveprave të Tij:

“O, si nuk kam një grusht të fortë” – kjo thirrje e apostrofuar e Migjenit është e shumëkuptimshme.

Migjeni flet për një grusht shpirtëror ndaj së keqes shekullore, prapambetje e mendësisë së gurëzuar…

Sa intelektualë shqiptarë, fatkeqësisht, turpërisht, përsëritën servilizmin ritual, duke përdhosur kështu vetveten.

Mali që s’bzan!

Sot ky mal është demokraci e keqpërdorur barbarisht, është korrupsioni i llahtarshëm, shkatërrimi i shtetit, degradimi i shoqërisë, përdhosja e moralit…

Grushti Migjenian ndaj malit që s’bzan, është ende një kryesimbol.

Të plogëtit, le të vegjetojnë, në kalbësirën e tyre morale, kundërmuese, sulfurike, fosilizuese, vetëshkatërruese përfundimisht, fatalisht.

Duket sikur Migjeni nuk shkruan thjesht me fjalë. Shqyen kohërat. Kohërat e prapambetjes dhe të vonesave mendore. Konstrukton shpresën. Për një të ardhme të denjë kombëtare dhe njerëzore”. 🇦🇱

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...