Deti shqiptar po shkon te greku, si pazar i asaj që Erdogan i mori Athinës!

E Enjte, 27 August 2020 08:10

 

Ndërkohë që Turqia po ia merr me forcë Greqisë një pjesë të detit e cila është zonë ekonomike, e sipas Presidentit Erdogan mbetet një prej zbulimeve më të mëdha të Turqisë me gaz; nga ana tjetër në kufi me Shqipërinë, Athina zyrtare po insiston të marrë det shqiptar. Mundet edhe si këmbim të asaj që po i merr Turqia me anije luftarake!

Pra dyshimi mbetet se atë që Turqia po ia merr me forcën e anijeve luftarake, Greqisë, po ia jep si kompensim Rama, Athinës. Por nga deti shqiptar!

 

Gjatë dy javëve të fundit autoritetet më të larta të shtetit grek, kryeministri dhe ministri i Jashtëm kanë përsëritur disa herë se në marrëveshjen me Shqipërinë, Greqia do të marrë 12 milje hapësirë detare. Në qëndrimet e kryeministrit Kiriako Micotakis dhe ministrit të Jashtëm Nikos Denidas flitet me një siguri të tillë për këtë zgjerim të hapësirës detare sa të krijohet ideja që ose marrëveshja është pranuar nga Edi Rama ose do të pranohet direkt në takimin e parë që do të ketë mes dy vendeve për këtë çështje.

Pra pazari është bërë në fshehtësi mes Edi Ramës dhe palës greke. Nëse rezulton kështu, atëhere kjo është tradhti kombëtare.

Ndërkohë mësohet se Qeveria e Greqisë ka dërguar në Parlament dhe një projektligj për këtë çështje ku synimet greke për hapësira detare sanksionohen për Shqipërinë, Italinë, Egjiptin dhe vendet e tjera. Zgjerimi me 12 milje njihet si e drejtë e shteteve nga konventat ndërkombëtare, por problemi është se si është respektuar kjo e drejtë në rastin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë? Greqia lë të kuptohet se ka fituar det, ndërsa në Tiranë qeveria jonë nuk flet fare, por merret me zgjedhjet në Mal të Zi!

Debati kryesor bëhet për zonat ekonomike dhe detajet teknike për ndarjen e tyre ka qenë çështja kryesore e marrëveshjes së parë që u rrëzua mes Greqinë. Për kufirin detar me Shqipërinë, në Athinë, flitet prej një muaji, thuajse çdo ditë kryeministri, ministri i jashtëm, ekspertë të diplomacisë greke dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi. Çuditërisht në Shqipëri qeveria shqiptare hesht. Më shumë energji dhe debate po merr çështja e Bjellorusisë, një problem që realisht nuk ndryshon asgjë në jetën e qytetarëve shqiptarë, sesa ndarja e kufirit detar me fqinjin tonë jugor. Për të shmangur debatin mbi këtë çështje kryeministri ka zgjedhur të bëjë dhe pirueta marketingu të paimagjinueshme për çdo paraardhës së tij. Sot duhet të sqaronte çfarë ka folur në telefon me ministrin grek, por Rama shfaqet me një video në gjuhën serbe në Mal të Zi dhe u bënë thirrje malazezeve të votojnë Milo Gjukanoviç.

Se sa e do Presidentin malazez kryeministri shqiptar dihet mjaft mirë nga analistët dhe diplomatët, pasi Presidenti i Malit të Zi njihet si kundërshtar i hapur i presidentit serb Vuçiç. Pra kundërshtar i mikut të Edi Ramës.

Përcaktimi i kufirit detar me Greqinë nuk lidhet me debatet politike të ditës dhe as me një qeveri dhe as vetëm me një kryeministër, kushdo qoftë ai. Për interesat kombëtare dhe ekonomike të vendit nuk ka asnjë çështje tjetër që të jetë me emergjente sesa kjo. Marrëveshja do të përcaktojë përfundimisht kufirin detar, por dhe mundësitë ekonomike të Shqipërisë për shfrytëzimin e rezervave të gazit dhe të naftës në detin jonë. Për shkak të miliardave që ndodhen nën det interesat, lobimi dhe presioni grek për këtë çështje ka qenë maksimal ndaj gjitha qeverive. Është në logjikën e zhvillimeve politike dhe diplomatike që çdo shtet të marrë sa më shumë mundet tokë, pasuri, territor nga një vend tjetër. Këtë e pamë dhe me marrëveshjen e parë që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Por ajo që duan të dinë sot shqiptarët nga kryeministri Edi Rama se çfarë ka bërë që gabimet që u bënë herën e parë të mos përsëriten sërish. Zërat e ekspertëve të pavarur flasin për negocimin e një marrëveshje që duket edhe më keqe sesa ajo që u nënshkrua nga qeveria “Berisha”. Dokumentet e marrëveshjes apo draft-marrëveshjes së re ende nuk kanë dalë në dritë dhe deri tani nuk mund të flasim për fitore të palës tonë apo për marrëveshje të drejtë. Ajo që ka më shumë rëndësi është që në përfundim të këtij procesi të mos flasim për tradhti kombëtare. Do të ishte pafalshme dhe akti më anti-shqiptar që mund të bënte një qeveri, nëse në marrëveshjen e dytë humbasim edhe ato që kishim në marrëveshjen e parë, e cila gjithsesi ishte e keqe.

Mbrëmë ministria e jashtme e Shqipërisë tha se “MEPJ ka ndjekur me vëmendje sot zhvillimet në Parlamentin grek dhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të vendit fqinj gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Italisë dhe Greqisë si dhe mes Greqisë dhe Egjyptit. Qeveria shqiptare vlerëson arritjen e marrëveshjeve për delimitimin e hapësirave detare mes vendeve të rajonit të Mesdheut duke u mbështetur në normat ndërkombëtare për të drejtën e detit dhe frymën e miqësisë dhe interesit reciprok.

Me këtë rast bëjmë me dije se në vijim të interesimit të medias, lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjërësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982.

Greqia ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS. Vetë Shqipëria në bazë të kësaj konvente ku është palë ka ushtruar të drejtën për të përcaktuar gjerësinë e detit të saj territorial në 12 milje detare, zgjerim i cili është depozituar pranë Kombeve të Bashkuara që prej 9 marsit 1990 dhe që nuk është kontestuar për asnjë moment nga fqinjët tanë. Kjo e drejtë që buron nga konventa nuk është çështje negociate mes shteteve palë të konventës dhe në të gjitha rastet shtetet që janë në procese negociuese mbi delimitimin e hapësirave detare janë të detyruara që të ndjekin parimet, frymën dhe kriteret e konventës që u njeh shteteve palë të drejtën e zgjerimit te ujerave territoriale deri në 12 milje detare.

Sidoqoftë, qeveria shqiptare do të jetë e vëmendshme për çdo proces legjislativ në vendin fqinj i cili mund të ketë ndikim në ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtave sovrane në hapesirën detare që i takon.

Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

E gjitha kjo deklaratë është thurur mjeshtërisht për të mos thënë asgjë, por vetëm Edi Rama e di se çka ndërmend të bëjë me detin shqiptar.

E megjithatë shpresa mbetet kryetari i Shtetit Shqiptar, Ilir Meta. Ai ka deklaruar se nuk firmos asnjë Marrëveshje në dëm të shtetit dhe popullit shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...