FOTO/ Meta ndoqi ‘live’ kualifikimin e Teutës në stadium: I lumtur të shijoja fitoren e merituar, urime për performancën mbreslënëse

E Enjte, 27 August 2020 18:57

Presidenti Ilir Meta duket se i ka dhënë fat sot Teutës në Durrës me prezencën e tij në stadium

 

Meta ishte vetë në stadium, i shoqëruar madje nga Presidenti i FSHF, Armand Duka dhe deputeti i PS, Fidel Ylli për të parë fitoren e Teutës 2-0 ndaj Beitar Jeruzalem që e kualifikon në raundin e 3 të Europa League.

Ai shkruan se ishte i lumtur që ndoqi Teutën sot në një fitore të merituar, teksa shton se performanca e durrsakëve është premtuese.

STATUSI NGA ILIR META
I lumtur të shijoja fitoren dhe kualifikimin e merituar të Teutës sot!
Urime për këtë performancë mbreslënëse dhe premtuese! 👏