Edi Rama foli sot gjasme për Martin Camajn, por po jep direktiva si duhet punuar me dosjet. Kryetari i qeverisë foli si arkivist dhe shpjegoi keqazi se çfarë janë dosjet e Sigurimit. Por kryetari i governës nuk kupton se procesi i “hapjes së dosjeve” (ligjërisht deklasifikimi) dhe krijimi i institucioneve të reja si krijesa propagandistike e tij, janë gjëra të ndryshme midis tyre. Me ligjin nr.8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, ligjvënësi deklasifikimin ua ka deleguar arkivave. Kësisoj, për fatin e keq të kompetentit, procesi nuk ka filluar në vitin 2017, por shumë vite më parë. Për më tepër, meqë sipas ligjit nr.8457, kryeministri është edhe autoritet klasifikues, DSIK-ja (që varet nga kryeministri) mund ta kthjellojë më mirë. Në fjalime të tjera të paktën mos të bazohet te amatorët e kësaj fushe. Dakord, por si i bëhet që gjithë operativët e Sigurimit (përjashto pensionistët) janë sot në funksione shtetërore?