Ish Ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook për ‘tersin’ Edi Rama.
Ai permend në shenimn e tij se sa herë që Rama vesh bluzën e ndonjë ekipi futbolli ato humbasin. Ose sa herë mbështet dikë ai humbet.
‘Por, shkruan Manjani me ironi në shenimin e tij, e keqja nuk është kjo, por fakti që ky ters drejton Shqipërinë dhe çorodit shqiptarët”.
Postimi i plotë i Manjanit:
Ç’farë tersi!
Vesh bluzën e Juventusit, humb Juventusi. Nuk ka burrë nëne ta ngrejë Juven. As Ronaldo nuk i bëri fajde.
Veshi ca ditë, para 3 vitesh dhe një xhup të Bayern, ky i fundit nuk shihej me sy.
Veshi bluzën e kombëtares Shqiptare, humb Kombëtarja. As stadiumi i ri nuk e largoi tersin…
U bë me kombëtaren Italiane, u eleminua kjo e fundit që në fazën kualifikuese.
Së fundi doli të mbështesë Milo Gjukanoviçin e Malit të Zi, humbi edhe Milo…
E keqja nuk është kjo, por fakti që ky ters drejton Shqipërinë dhe çorodit shqiptarët. ????????
U bë mallkim shprehja “t’veshtë bluzën Ed Rama”!????