Albana Vokshi, një prej zërave më aktivëtë opozitës, shpreh shqetësimin se qytetarët shqiptarë po vuajnë pasojat e vonesës së vënies së drejtësisë në vend. Përmes “Gazeta Shqiptare” ajo ngre pikëpyetjet ndaj SPAK-ut kundrejt pritshmërive të PD-së se duhej të hetonte dosjet “339” dhe “184” të krimit elektoral, koncesioneve, PPP-ve abuzive dhe tenderave sekretë. Por, anëtarja e kryesisë së PD-së ka ende besim që SPAK-u të mos mbyllë sytë para vjedhjeve galopante të qeverisë. Ndaj, Albana Vokshi thotë se ka reaguar si qytetare kur qeveria ka shkelur të drejtat qytetare për interesa klienteliste. Ka reaguar si grua, kur gratë janë trajtuar si statistikë e propagandës manipuluese të kryeministrit dhe vartësve të tij nëqeveri e kur gratë dhe vajzat janëdhunuar nga politikat diskriminuese. Ka reaguar si nënë kur shteti ka munguar tëkujdeset e të mbrojë fëmijët, s’u ka dhënë mundësi kurimi, mundësi shkollimi, kushte të mira jetese. Ka reaguar si politikane duke denoncuar aktet abuzive e korruptive të një pushteti, që sundon me oligarkët e prej lidhjeve me krimin.
Znj.Vokshi, ju kemi parë shpesh tëreagoni për problematikat e mprehta me të cilat përballet brezi i ri dhe kryesisht femrat shqiptare. Po ashtu, ju shohim nëmbrojtje të fjalës së lirë, por edhe si denoncuese e aferave korruptive tëqeverisë. Çfarë ju bën kaq se sensitivendaj padrejtësisë?
E vlerësoj shumë pyetjen tuaj Valentina. Kush më shumë se ju gazetarët raporton çdo ditë padrejtësitë, që u bëhen shqiptarëve të çdo grupmoshe dhe profesioni. Për fat të keq, në Shqipëri, liritë dhe të drejtat themelore tënjeriut; e drejta për arsimim, shërbime shëndetësore, e drejta për pronën, për punësim, liria e shprehjes dhe liria e medias, ekzistojnë vetëm në letër. Ato janë shkelur hapur, e në mënyrësistematike nga zyrtarë të rilindjes. Si pasojë e padrejtësive, Shqipëria ështëshpopulluar me afro 1 milion banorë. Shumica e të larguarve nga vendi janë tërinj, gra, vajza, mjekë, infermierë, specialistë IT-je dhe gazetarë. Ikin nga censorët e një regjimi të ri totalitar,që është vendosur në Shqipëri. Eksodin e shqiptarëve nga keqqeverisja nuk e ka ndalur as pandemia. Ditët e fundit, zyrat europiane të statistikave referuan rastet në rritje të kërkesave për azil në vendet e BE-së. Shqipëria zë vendin e dytë nëbotë pas Sirisë për aplikim në qendrat e migracionit. Është e trishtë të mësohet se shqiptarët, të cilët braktisin vendin janë më të shumtë në numër se ata qëlargohen nga vendet e luftës dhe ato nëkonflikte civile e ku dominojnëorganizatat kriminale si Afganistani, Kolumbia, Venezuela etj.. Kam reaguar si qytetare, kur qeveria ka shkelur tëdrejtat qytetare për interesa klienteliste; kam reaguar si grua, kur gratë janë trajtuar si statistikë e propagandës manipuluese të kryeministrit dhe vartësve të tij në qeveri e kur gratëdhe vajzat janë dhunuar nga politikat diskriminuese. Kam reaguar si nënë kur shteti ka munguar të kujdeset e të mbrojëfëmijët, s’u ka dhënë mundësi kurimi, mundësi shkollimi, kushte të mira jetese e në fund, kam reaguar si politikane duke denoncuar aktet abuzive e korruptive të një pushteti, që sundon me oligarkët e prej lidhjeve me krimin. Besoj që nuk kam bërë asgjë më shumë se detyrën qytetare dhe kam qëndruar besnike e betimit që kam bërë ditën e parë timen si deputete për të përfaqësuar denjësisht shqiptarët, duke respektuar dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të tyre. Shpresoj shumë që të kem justifikuar besimin dhe mbështetjen e mijëra votuesve demokratë dhe pa parti. Padrejtësitë e ngritura në “institucion” nga keqqeverisja 7-vjeçare kërkojnë njëreagim kombëtar. E unë mendoj që për gjithsecilin prej nesh ka një rol për tëluajtur në këtë drejtim. Reagimi ndaj shkeljes së të drejtave kushtetuese e ligjore është detyrë qytetare e gjithsecilit.
Meqenëse jemi te drejtësia, nuk mund tëshmangim SPAK-u, i cili mori mbështetjen e opozitës teksa votoi ligjet për të nëKuvend. Por, a mendoni se SPAK-u e kaloi provën se nuk është “shtojcë” e qeverisë…?
Ligji për ngritjen e Strukturës sëPosaçme të Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mbështet dhe u votua nga PD-ja. Ngritja e kësaj strukture të posaçme u kërkua me këmbëngulje nga PD-ja, pas një vonese prej gati 3 vitesh nga ana e mazhorancës. PD-ja ka përshëndetur ngritjen e SPAK-ut, me asistencën edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, si mekanizimin e duhur kushtetues për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë sëzyrtarëve të korruptuar. Ndaj, PD-ja ka pasur dhe ka gjithë vullnetin për t’i dhënë besim kësaj strukture për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të saj si dhe ka inkurajuar fillimin menjëherë nga puna për ndëshkimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të vendosur. Pritshmëritë jo vetëm të opozitës, por të çdo qytetari shqiptar ishin që SPAK-u të hapte e tëhetonte dosjet, që prej vitesh dergjeshin në sirtarë të organit të akuzës, mes tëcilave edhe dosjet “339” dhe “184” tëkrimit elektoral, koncesioneve dhe PPP abuzive, tenderave sekretë gjatëpandemisë, shembjes së Teatrit Kombëtar etj.. Ndërkohë që u hetuan komisionerë qënuk jetonin më, ende asnjë hetim për politikanët e lartë. Gjithkush priste tëhetohej përfshirja e bablokut, Gjushit, kujdestarit të “çunave problematikë”, deputetëve që ushtronin presion e shantazhonin mësuesit, nëpunësit e administratës, familjet nëndihmë ekonomike etj., si dhe çdo politikan apo zyrtar i përfshirë nëorganizatën e strukturuar kriminale tëvjedhjes së votave, të drejtuar nga vetëkryeministri, të gjithë të demaskuar nga gazeta prestigjioze gjermane “Bild”. PD-ja ka bërë disa kallëzime penale për korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin tëzyrtarëve të lartë. Unë ende kam besim dhe shpresoj që një investim jo vetëm yni, por edhe i partnerëve ndërkombëtarë,SHBA dhe BE, të mos flejë gjumë mbi dosjet e PPP-ve të Edi Ramës e të mbyllësytë para vjedhjeve galopante të Erjon Veliajt, që së fundmi u kap me rastin e radhës të shantazhimit dhe kërcënimit tëgazetarëve. Ky është një rast për tëcilin duhet të nisë menjëherë hetimi kryesisht për autencitetin e mesazheve shantazhuese të Erjon Veliajt ndaj pronarit dhe gazetarëve të “Ora News”.Sot, qytetarët shqiptarë po vuajnëpasojat e vonesës së vënies sëdrejtësisë. Sistemi shëndetësor ka kapitulluar nga koncensionet e Vilmës, Ilirit, Janit apo sponsorëve gjeneralë tëkarrierës politike të Edi Ramës, Ilir Beqjes apo ministrave të tjerë tërilindjes. Në pritje të hetimit nga ana e SPAK është edhe çështja e Teatrit Kombëtar, shembja e të cilit ishte prova më e madhe e korrupsionit dhe abuzimit tëpushtetit.
Si e vlerësoni punën e deritanishme tëSPAK-ut në raport me hetimin e tenderavesekretë në Ministrisë e Mbrojtjes, atë tëDrejtësisë dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilën ju e keni denoncuar dhe dorëzuar dosjen korruptive?
Janë dhjetëra dosje të kallëzimeve tëdorëzuara nga ne si Parti Demokratike,por edhe nga grupimet shoqërore që kanëdenoncuar aferat korruptive para dhe gjatë pandemisë COVID-19. Personalisht kam mirëpritur çdo hetim ndaj çdo vendimi dhe veprimi korruptiv të zyrtarëve të çdo niveli. Por, ashtu siç mirëprita reagimin e menjëhershëm të SPAK-ut, dhe arrestimin e disa mjekëve dhe zyrtarëve, të cilët merrnin para për çdo tampon, ashtu do tëmirëprisja çdo hetim nga ana e SPAK-utedhe për ministren e Mbrojtjes, ministren e Drejtësisë, ministren e Shëndetësisëdhe për çdo zyrtar të përfshirë në aferat me tenderat sekretë miliona euro, për maska, detergjente dhe pajisje të tjera mjekësore, që u blenë shumëfishin e çmimit të tregut të pakicës apo çmimit tëzhdoganimit. Abuzimi me paratë e taksapaguesve shqiptarë është krim, por abuzimi me fondet për shëndetin në kohëpandemie është dyfish krim e ai duhet hetuar me çdo kusht. Shqiptarët duan drejtësi.
Pavarësisht skandaleve të qeverisë, tëcilat opozita i ka denoncuar në mënyrëpermanente, kryeministri po qeveris i qetë, madje ka shprehur bindje të plotëpër një mandat të tretë qeverisës. Sipas jush, nga e merr këtë garanci?
Edi Rama prej 7 vitesh nuk po qeveris, në7 vjet vetëm ka punuar të menaxhojëkrizat nga skandalet e njëpasnjëshme. Shkelja një javë pas firmosjes, e marrëveshjes së janarit dhe asaj të 5 qershorit 2020, të negociara në prezencën dhe mbikëqyrjen e faktorit më tërëndësishëm ndërkombëtar, dëshmon që Rama nuk është i qetë. Po përdor çdo intrigë e makinacion për të hequr koalicionet, pasi i del edhe atij në çdo sondazh që opozita është fituese dhe me shumë pikë avantazh. Edi Rama është ende në krye të qeverisëpër faktin e vetëm që institucionet e drejtësisë ende nuk po ndërmarrin hetime të thelluara për vjedhjen e përsëritur tëzgjedhjeve, korrupsionin ekonomik, keqqeverisjen e tij dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar. Edi Rama ështëkryeministri që mban rekordin e dështimeve e mori qeverisjen me 3 kushte nga BE-ja e sot po e le me 16 kushte. Dy opinione të Komisionit të Venecias nëqershor rrëzuan tentativat e Edi Ramëspër të kontrolluar totalisht edhe mediat “online”, edhe Gjykatën Kushtetuese. Me një analizë të ftohtë e skanim tësituatës, Komisioni i Venecias dëshmoi qënë Shqipëri shteti ka rënë, që nuk ka kontroll e balancim të pushteteve. Votimi në Parlamentin Europian dhe diskutimet nëKomisionin e Jashtëm të PE-së treguan qartë mesazhin e Parlamentit Europian për qytetarët shqiptarë. Çdo raport ndërkombëtar vitet e fundit flet për korrupsionin në çdo nivel tëadministratës, për mediat e shantazhuaranga pushteti dhe nga krimi, për kërcënimin e lirisë së fjalës, për rrezikimin e demokracisë prej shkeljes sëtë drejtave kushtetuese e ligjore, për rritjen e tejskajshme të varfërisë, ku rreth gjysma e popullsisë merr më pak se 5 dollarë në ditë; për numrin e lartë tëazilkërkuesve. E vetmja gjë që ende nuk ka ndodhur është mbyllja edhe zyrtarisht e kufijve të Shqipërisë dhe rikthimit tëvizave për shqiptarët. Pavarësisht që de facto keqmenaxhimi i pandemisë e ka izoluar vendin. Pamjet e trishta tëdhjetëra-mijërave shqiptarëve mbetur edhe sot si në kurth në kufi me shtetin grek, kriza humanitare me emigrantët qëkërkojnë të kalojnë kufirin në Kakavijë e Kapshticë, me pasojë dhe humbjen tragjike të vogëlushit nga Lezha vërtetuan edhe një herë mungesën totale të shtetit. Media juaj dhe kolegët e stacioneve tëtjera televizive me raportimet e tyre sensibilizuan në zgjidhjen e kësaj krize të turpshme, dëshmi e shkatërrimit nëthemel të institucioneve. Unë besoj fort se shqiptarët këtej dhe andej kufirit e kanë forcën dhe kurajën t’i dalin shumëshpejt garant Shqipërisë.
Opozita nga ana e saj akuzon mazhorancënpër prishjen e stabilitetit politik tëarritur përmes marrëveshjes së 5 qershorit, duke votuar në mënyrë tënjëanshme ndryshimet kushtetuese. Sa e rrezikuar është opozita nesër në zgjedhje për shkak të këtyre ndryshimeve?
Shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit për Kodin Zgjedhor tregon “atë garancinë” e pretenduar të Edi Ramës, për të cilën mëpyetët pak më lart. Ndryshimet kushtetuese me kartonët në parlament tëkryeministrit treguan frikën që kanëdiktatorët në fundpushtetet e tyre. Çdo manovër, manipulim dhe pabesi e Edi Ramësnuk lëkund vullnetin e shqiptarëve për ta rrëzuar atë një orë e më parë nga karrigia, që e mban të lidhur me fijet e krimit të organizuar.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka lajmëruar se në muajin shtator do të nisëde fakto edhe fushata për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit. Ç’po bëhet në këtë drejtim?
Partia Demokratike është në proces tëvazhdueshëm të komunikimit jo vetëm me strukturat në degë, seksione e grupseksione, por edhe me të gjitha grupimet intelektuale dhe shoqërore për t’u përgatitur në çdo kohë për zgjedhje. Kryetari Basha e ka ndjekur personalisht nga afër këtë proces me takimet e drejtpërdrejta në terren. Gjithashtu, me anë të Udhëzimit nr. 60, dt. 25 qershor 2020, z.Basha jetësoi një premtim të tij për propozimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për përfaqësim në pushtet qendror dhe vendor nga anëtarësia e PD-së. Proces që implementohet për herë tëparë nga një parti politike në Shqipëri, që rrit rolin e anëtarësisë, bazuar nëpraktikat më të mira demokratike, mbi rregulla e norma transparente. Ështëmbyllur procesi në nivel dege për identifikimin dhe propozimin e kandidaturave dhe në datë 27 gusht 2020 u mbyll edhe faza e parë e vlerësimit nga ana e Komisionit të Vlerësimit tëKandidaturave. Nga rreth 4000 kandidatura, janë përzgjedhur 946, tëcilat do të kalojnë në filtrin e fazave të tjera deri në votimin e tyre nëkryesinë e PD-së dhe Këshill Kombëtar.
Edhe gjatë këtyre ditëve, demokratët do të vijojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, finalizimin e programit qeverisës dhe përgatitjes së strukturave për zgjedhjet. Ku jeni e angazhuar konkretisht?
Siç edhe e përmenda më lart, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka përfunduar fazën e parë e do vijojë me fazat e tjera, duke ndjekur afatet e vendosura nëudhëzimin nr. 60, datë 25.6.2020 të kryetarit të PD-së, z. Lulzim Basha. Ai pritet të vijojë në njëfazë të dytë edhe më intensive me rishikimin e formularëve tëvetëdeklarimit dhe dokumenteve të tjera, komunikimin me organet ligjzbatuese. Komisioni pritet të finalizojë në muajin shtator listën, që më pas do të kalojë nëprocesin e votimit me parimin “njëanëtar, një votë” për kandidatët e propozuar nga anëtarësia. Ka qenë njëpunë shumë e ngjeshur, intensive, voluminoze nga ana e 5 anëtarëve tëkomisionit dhe sekretariatit në këto ditëtë nxehta vere, por deri më tani mendoj e suksesshme. Është vështirë që nga rreth 4000 kandidatura të arrish në më pak se 1000 dhe akoma më e vështirë do të bëhet me fazat në vijim ku logjikshëm do tëjetë edhe më i vështirë të shkurtimi injë liste të përbërë nga profesionistë e personalitete, pjesa më e madhe e tëcilëve e meritojnë të jenë pjesë e përfaqësimit të PD-së si në parlament,ashtu edhe në ekzekutiv. Personalisht jam angazhuar në degët e PD-së nr. 4, 5 dhe 12 në Tiranë. Gjithashtu, në cilësinë e kryetares së Lidhjes Demokratike tëGruas, së bashku me drejtueset e forumit në të gjitha degët e PD-së kemi ndjekur nga afër procesin e përzgjedhjes sëkandidatëve, duke ikurajuar mbështetje sa më të lartë të kandidaturave të zonjave, në mënyrë që të respektohet deri në fund e të mbahet në konsideratë që përfaqësimi i grave dhe vajzave të jetë jo më pak se 30 për qind e numrit të përgjithshëm tëkandidatëve. Theksoj faktin që Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë ka hyrëedhe ajo vetë në një fazë riorganizimi tëplotë me rifreskim të strukturave dhe zgjedhje në çdo nivel të saj, për të qenëe gatshme e në funksion të plotë për aksionin opozitar e për zgjedhjet e ardhshme.
Bashkë me Jorida Tabakun, Grida Dumën dhe Orjola Pampurin, ju jeni ndër më tëkuotuarat si të propozuara nga anëtarësia e PD-së. A ka “luftë” brenda llojit nëPD?
Ju falënderoj për mundësinë që më jepni për t’i shprehur mirënjohjen gjithsecilit dhe gjithsecilës nga anëtarët e seksioneve dhe grupseksioneve që më ka nominuar krahas kolegeve dhe kolegëve. Besimi i tyre rrit tek unë përgjegjësinëdhe përkushtimin për përfaqësim dinjitoztë tyre. Beteja e demokratëve është dhe duhet të jetë me keqqeverisjen e Edi Ramës. Asnjë sekondë për të humbur me sjellje të natyrshme, që kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë edhe në politikë si në çdo fushë tjetër, në rastin më të mirëpër përsosje dhe në rastin më të keq për hatërmbetje. Një parti e madhe politike ka vend për këdo që punon e kontribuon me përkushtim e në bazë të kontributit bëhet edhe vlerësimi. Gjë që në asnjë rast nuk duhet të pengojë hapjen e partisë për mëshumë prurje të reja. Ajo që mua më bën të ndjehem mirë është që zonjat në PD, edhe pse shpesh më pak të promovuara se burrat jo vetëm janë votuar edhe më shumëse ata në strukturat drejtuese të PD-së, por ato kanë ditur të përfaqësohen denjësisht në aktivitetin e tyre opozitar sidomos në 7 vitet e fundit. Nëse u referohemi denoncimeve në media dhe në organet e drejtësisë të aferave korruptive dhe të keqqeverisjes, shumica e tyre janë denoncuar nga përfaqësueset gra dhe vajza në PDSH.
A është e vështirë të bësh karrierë në Partinë Demokratike?
Nuk mendoj se PD-ja duhet të përqafohet thjesht dhe vetëm për karrierë politike. Pjesa më e madhe e anëtarëve të PD-së qënga themelimi e deri në ditët e sotme ka pasur më parë një karrierë të njohur e tëkonsoliduar profesionale. “Kontratat e karrierës” duke vegjetuar nuk kanëmbijetuar për shumë kohë në PD. Elektorati i djathtë është shumë i ndjeshëm dhe PD-ja është “institucioni” që ligjëroi lirinë në kuptimin e plotë tësaj. Sot është tejet e vështirë të bësh opozitarizëm edhe për faktin që Edi Rama nuk luan me rregulla loje, e nuk përballesh me programe e alternativa por me banda kriminale. Por, pavarësisht kësaj, PD-ja ka ende në gjirin e saj njëgrup idealistësh që nuk luftojnë për karrierë e pushtet, por që të rikthejnënë Shqipëri demokracinë, respektimin e tëdrejtave ligjore e kushtetuese, vendosjen e mekanizmave të kontrollit e balancës. Objektivi i PD-së nuk është më ai i çdo opozite, pra që të vijë në pushtet, por që të rrëzojë këtë pushtet e të largojëEdi Ramën me çdo kusht. E më pas, le tëjenë shqiptarët që me votë të lirë e tëndershme do zgjedhin atë që do qeverisëpër vitet në vijim. Të zgjedhin njëqeveri që nuk harton ligje për t’ju përshtatur interesave të pushtetarëve e oligarkëve, por që harton ligje pikërisht për t’i kufizuar këto interesa e për t’i bërë ato në interes të publikut.
Si e shikoni kthesën e Genc Rulit apo Besnik Mustafajt për të hedhur pas tëshkuarën, me qëllim bashkimin e fuqive tëdemokratëve kundër një qeverie tashmë tëkonsumuar nga pushteti?
Mustafaj dhe z. Ruli janë ndër themeluesit e PDSH-së dhe me kontribute të jashtëzakonshme në demokratizimin e vendit. Kriticizmi i tyre e ka ndihmuar PD-në të reformohet dhe të korrigjojëedhe gabime të së shkuarës. Personalisht jam shumë e kënaqur për përgjigjen pozitive të tyre ndaj ftesës së kryetarit të PD-së, z. Basha, dhe për kontributin që ata dhe 3 anëtarët e tjerë tëKomisionit të Vlerësimit po japin në njëproces tejet të rëndësishëm, jo pak tëkoklavitur e delikat, që po implementohetpër herë të parë nga një parti politike jo vetëm në Shqipëri e që bëhet në njëmoment kritik për vendin. Modeli i procesit demokratik e transparent që ka sjellë në PD z.Basha nuk tregon vetëm mënyrën e drejtimit të tij në opozitë, por më së shumti është dëshmi e mënyrës se si do të qeverisë PD-ja nesër nëpushtet, ku vendimet do të merren duke dëgjuar e në interes të qytetarëve, duke i bërë ata pjesë kruciale të proceseve vendimmarrëse.
Në gjykimin tuaj, a i mungojnë PD-sëzonjat si Jozefina Topalli apo Majlinda Bregu?
Kam punuar me Jozefinën dhe Majlindën për një kohë relativisht të gjatë. I çmoj për kontributet që kanë dhënë ndër vite nëPD, kontribute të cilat janë vlerësuar edhe me poste nga më të rëndësishmet gjatë qeverisjes së PD-së apo edhe nëstrukturat partiake, ashtu sikurse vlerësoj edhe përfaqësimin e tyre në institucione tërëndësishme ndërkombëtare në nivel rajonal. Kam bindjen që dera e PD-së nuk mbyllet e nuk duhet mbyllur për askënd qëka dhënë kontribute në të shkuarën e qësot ka të njëjtat kauza me PD-në. Angazhimi në parti nuk duhet të jetë njëkontratë interesi. Kritikat brenda tënjëjtit formacion politik duhet tëshërbejnë e të shihen si një mundësi për reformim dhe demokratizim e jo si luftëbrenda llojit që e dobëson atë duke çuar ujë te kundërshtari. Sot PD-ja ka rreth saj palcën, pjesën më të mirë, pjesën mëtë ndershme, pjesën që mbase asnjëherënuk ka marrë vëmendjen e duhur nga PD-janë pushtet. Janë ata që e duan PD-në pa kushte, në ditë të mira e të këqija. Mirënjohja ime më e thellë shkon për ata, që kurrë nuk na braktisën edhe në ditët tona më të vështira, pavarësisht presioneve, represioneve, shantazheve tënjëpasnjëshme, dhunës institucionale dhe fizike të pushtetarëve apo zyrtarëve. Ndaj edhe propozimi i kandidaturës nga pjesa më e mirë e më e ndershme e PD-sëështë jo vetëm vlerësim, por edhe thirrje për bashkim rreth një qëllimi tëpërbashkët për largimin një orë e më parënga pushteti të Edi Ramës. Thirrja për t’iu bashkuar kauzës së PD-së nuk udrejtohet vetëm demokratëve, por çdo shqiptari që ndodhet në mbijetesë, çdo qytetari të abuzuar e dhunuar nga pushteti, çdo qytetari që i janë shkelur të drejtat, çdo gruaje apo çdo nëne qëlotët nuk po i thahen prej largimit tëfëmijëve në azilim. Thirrja për bashkim i drejtohet çdo shqiptari, që ende ka ideal Shqipërinë si Europa e qëllim rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Bindja politike është si bindja fetare e drejtë e çdo individi, por thirrja për të shpëtuar vendin nga ky regjim diktatorial dhe mafioz që po formësohet dita-ditës ështëdetyrim i të gjithëve.
Si mund të bëhet identifikimi dhe përzgjedhja e ekipit më të mirë për të fituar zgjedhjet parlamentare dhe formuar qeverinë e re?
Jemi besimplotë se identifikimi dhe përzgjedhja e kandidatëve fitues për përfaqësim politik në nivel qendror dhe lokal do të sjellë ekipin e duhur për qeverisjen e vendit në çdo nivel. Kryetari Basha, kryesia, Këshilli Kombëtar, strukturat e PD-së janë çdo ditë pranë votuesve dhe qytetarëve qëkërkojnë ndryshim. Ekipi fitues do tëjenë shqiptarët, ata do të qeverisin kur PD-ja të jetë në pushtet./GSh.al