Flamur Çelaj, letër të hapur për Kryeministrin Rama

Hënë, 31 August 2020 12:41

 

Nga Flamur Çelaj, ish-deputet i LSI

Letër e hapur për Kryeministrin Rama

 

Nuk i kam pas qejf elozhet dhe as nuk është koha për ta zgjatur shumë sepse ndërkohë në Athinë po duartrokasin të lumturuar Grekët!
Kanë të drejtë të lumturohen ata, janë zgjeruar me 6 milje detare plus në ishujt Jonianë, kufitar me Shqipërinë!

Jam i bindur se për ata nuk është vetëm çështje krenarie dhe supermacie kombëtare mbi fqinjin e saj verior, por mbi të gjitha është edhe mbetet çështje prespektive ekonomike.

Ata, grekët, duartrokasin sepse e dinë mirë çka duan dhe duket se janë mjaft të kënaqur për çfarë kanë arritur, sinqerisht gëzohem për ata, sepse në fund të fundit ata do tu lënë diçka me vlerë pasardhësve të tyre!

Por gëzimi i tyre paska qëlluar të jetë hidhërimi Ynë!

Çfarë do tu lëmë Ne pasardhësve tanë?

Aktin e tradhëtisë?!

Dua shumë të besoj që qeveria Shqipëtare nuk i ka shitur interesat kombëtare, prandaj dua të di çfarë ka bërë ministri i Jashtëm i Shqipërisë (Kryeministri) në lidhje me negociatat që i kanë dhënë akses me 6mijle detare plus Greqisë!

1) Cilat janë koordinatat ku do të shtrihen grekët me 12 milje sa i përket kufirit verior të Korfuzit?
2) A mundet Shqipëria të shtrihet 12 milje dhe nëse jo, përse?
3) Nëse do të ketë marrveshje për nënshkrim kush do të jenë anetarët e palës Shqipëtare që do të përcaktojnë vijën ujore kufitare mes dy vendeve?
4) A mendon se transparenca ndaj qytetarëve të këtij vendi nuk ëshrë vetëm detyrimi juaj por edhe mundësia për të gjetur mbështetje ndaj presioneve të ndyshme që mund të ushtrojnë intrigat ndërkombëtare gjatë negociatave?

Mendo për brezat që do të vijnë z. Kryministër, ashtu qysh bën baballarët tanë 💯 vite më parë në Luftën e Vlorës , Mendo çfarë do tu lëmë atyre pas nesh por mbi të gjitha mendo dhe për emrin tënd që të mos marrësh damkën e tradhëtarit të kombit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...