Shqipëria së bashku me Iranin dhe Irakun janë vendet me kërkesat më të larta për azil në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC. Sipas medias britanike, e cila i referohet shifrave zyrtare thotë se vonesat në përpunimin e kërkesave për azil në Mbretërinë e Bashkuar u rritën ndjeshëm vitin e kaluar.
azilKatër nga pesë aplikantët në tre muajt e fundit të vitit 2019 pritën gjashtë muaj ose më shumë që çështjet e tyre të trajtohen, krahasuar me tre nga katër gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2018. Ndërsa në vitin 2014, vetëm një në pesë kërkues për azil priste kaq gjatë.
BBC raporton më tej se azilkërkuesit nuk mund të punojnë ndërkohë që kërkesat e tyre po përpunohen, kështu që qeveria u ofron atyre një ndihmë ditore prej më shumë se 5 paund dhe akomodim, shpesh në bujtina ose banesa të përbashkëta.
Pasi një aplikant ka pritur për një vit, ata mund të kërkojnë të drejtën për të punuar, por punët për të cilat mund të aplikojnë janë të kufizuara.
Sipas informacioneve të mëparshme, kërkesat për azil të bëra midis Marsit dhe Dhjetorit 2014 kishin më shumë se 80% shans për t’u shqyrtuar dhe vendosur brenda gjashtë muajve. Ndërsa në fund të vitit 2019, kjo mundësi ra në 20%.
Peter Walsh nga Observatori i Migracionit në Universitetin e Oksfordit tha që viti 2019 ishte me 45,000 kërkesa të të paraqitur për azil, më shumë se në çdo vit që nga 2003.