Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon informacion zyrtar midis kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis mbi çështjen e detit.
Sipas burimeve të “Panorama”, Presidenti gjithashtu kërkon informacion mbi qëndrimet e qeverisë shqiptare për këtë çështje.
Debati për çështjen e detit u rikthye për shkak të deklaratave të kryeministrit greke se vendi i tij do të zgjerohej në detin Jon edhe me gjashtë milje.
Qeveria shqiptare ka deklaruar në vijimësi se zgjerimi nuk prek hapësirën detare shqiptare dhe se zgjerimi me 12 milje është e drejtë e çdo shteti në ujërat kontinentale.
LETRA E PRESIDENTIN META
Pak ditë më parë në parlamentin grek, gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Greqisë me Italinë dhe Egjiptin, media ka raportuar për një deklaratë të kryeministrit të Greqisë z. Mitsotakis, sipas së cilës ai ju ka komunikuar qëndrimin e qeverisë greke lidhur me vendimin për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje detare.
Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo çështje për republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj një informacion të detajuar mbi:
– komunikimin që keni zhvilluar me kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje
– qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë dhe ato ndërkombëtare
– veprimet që planifikohen të ndërrmeren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë