reu i Shtetit, Ilir Meta, lëshoi mesazh të fortë nga Vlora, ku ishte i pranishëm në dekorimin e Bandës Kombëtare VATRA.
MESAZHI I METES
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!
Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri më të lumtë dora!
Kjo këngë simbol, e kompozuar nga Thoma Nasi me vargjet e poetit Ali Asllani dhe e kënduar nga Banda Kombëtare Muzikore VATRA, mbajti lart moralin e forcave që luftonin furishëm në Tepelenë, Drashovicë dhe në kodrat përreth qytetit të Vlorës, dhe shoqëroi Komitetin “Mbrojtja Kombëtare” në manifestimet e fitores së luftës së Vlorës.
Thënia e Nolit "Mbahu nëne, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë", gjeti konkretizimin e saj, përmes akteve sublime të 120 vullnetarëve shqiptaro-amerikanë, të mbledhur dhe të përgatitur nga federata “Vatra” në SHBA dhe tek veprimtaria mbarëshqiptare e Bandës Kombëtare “VATRA” në atdhe.
Në nderim të gjithë veprimtarisë patriotike dhe kulturore të Bandës Kombëtare VATRA, kisha kënaqësinë dhe privilegjin t’i akordoja, sot, dekoratën e lartë “Nderi i Kombit.”