Lëvizja Socialiste për Integrim përmes ish-deputetit të saj Vangjel Tavo deklaron se Shqipëria e 3-ta nga fundi për klimën e të bërit biznes në vendin tonë.
Përmes rrjeteve sociale, teksa publikon dhe hartën e Dhomës Europiane EuCham, e cila merret me klimën e të bërit biznes në Shqipëri, Tavlo shprehet se korrupsioni, mungesa e shtetit ligjor, mungesa e demokracisë dhe politika fiskale të pafavorshme ndalojnë investimet e huaja në Shqipëri.
Dhe kjo, thotë ish-ligjvënësi i LSI-së, është vepra e sektit të rilindjes, të fundit për zhvillim e të parët për korrupsion, trafik, pastrim parash, azil dhe shpopullim!
Në këtë kontekst, Vangjel Tavo deklaron se vetëm me largimin e sektit të rilindjes mund të marrë oksigjen Shqipëria.
“Shqipëria e 3-ta nga fundi për klimën e biznesit.
Dhoma Europiane EuCham e cila merret me klimën e të bërit biznes në Shqiperi, e rendit vendin tonë në grupin e vendeve të fundit, në të cilat preferohet të bëhet biznes nga investitorët e huaj. Në grupin e këtyre vendeve, Shqiperia renditet e treta për nga fundi, duke lenë pas Ukrainën dhe Bosnje-Hercegovinën, vende këto, me probleme të theksuara sa i përket stabilitetit politik dhe ekonomik.
Korrupsioni, mungesa e shtetit ligjor, mungesa e demokracisë dhe politika fiskale të pavaforshme ndalojnë investimet e huaja në Shqipëri.
Kjo është vepra e sektit të rilindjes, të fundit për zhvillim e të parët për korrupsion, trafik, pastrim parash, azil dhe shpopullim!
Vetëm me largimin e sektit të rilindjes mund të marrë oksigjen Shqipëria”, shprehet ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.