PS parti që prodhon të degjeneruar/ Shehi: Deklaratat e Ramës tallje në fillim të fushatës

Tuesday, 01 September 2020 22:54

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, komentoi në rubrikën “Opinion”, në Neës24, deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për mandatin e tretë qeverisës, duke thënë se s’ka opozitë të fortë përballë.

Shehi tha se këto deklarata janë pjesë e propagandës së Ramës në fillim të fushatës, duke shtuar se aq e fortë ka qenë dhuna dhe aq të pazotë, të korruptuar e të degjeneruar ka brenda PS-së, sa kjo parti nuk ka prodhuar asnjë desidentë.

 
 
 

Sipas Shehit, është hera e parë që një parti nuk prodhon asnjë desident, duke shtuar se kjo tregon që deklaratat e Ramës janë tallje e madhe.

 
 
 

“Kjo është pjesë e propagandës, e fillimit të fushatës. I vetmi kundërshtar që ka Rama është kjo opozitë. Kaq e fortë ka qenë dhuna dhe kaq të pazotë, të korruptuar e të degjeneruar ka qenë PS brenda, saqë nuk ka prodhuar desidentë. Çdo kohë ka prodhuar desidentë të vetët, PD ka krijuar, unë jam njëri prej tyre, PS e Fatos Nanos kishte, e vetmja periudhë kur nuk ka brenda mazhorancës është kjo. Nuk është desident Bushati dhe më vjen keq për të, se mendoja se do të bëhej politikan, por mbeti nëpunës. PS përfundoi te dhuna e Ramës. Nuk shoh që brenda PS ka një grup desidentësh, nuk po them kundërshtarësh. Kështu që kjo që thotë Rama është tallje e madhe. Ne si opozitë s’kemi nevojë të dëgjojmë çfarë thotë Rama, duhet të bëjmë punën tonë mirë deri në fund”, tha Shehi.

 
 

Vendimi i Ramës për të marrë vetë drejtimin politik në Durrës, duke larguar Dakon… Si shihet kjo?

Asgjë fare, Rama e krijon vetë këtë, sikur heq të këqijtë e vë të mirët. Ju them shqiptarëve të mos merren me këto, Dako është ortak i Ramës, është më i mirë dhe më i ndershëm se Rama në hajdutllëkun e vet. Deri kur të vijnë zgjedhjet, Rama do heqë e do vë, s’ka qeverisje, është Rama vetë, heq ca gogla, ca gra që u plakën, e vë ca të tjera më të reja. Detyra jonë është t’iu themi shqiptarëve të mos merren me karagjozllëqet e Ramës, se nuk ja vlen fare.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve në PD, si e shihni?

Kjo është një çështje e PD. Uroj të dalin personazhe të mira, por nuk gjykoj se është e mjaftueshme lista. Politika është një gjë e investuar, një gjë publike. Njerëzit që janë investuar, që e kanë bërë vetveten. Lista duhet të shërbente për mua, që të ofrojë personalitete jashtë politikës, pra mjeku më i mirë në Vlorë, inxhinieri më i mirë në Korçë, që i ofrohen PD, duhet të ishin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...