Tender i paracaktuar/ Rama dhe Bashkia i japin rikonstruksionin e Piramidës, Albstarit

E Enjte, 03 September 2020 10:30

 

Tenderi 14 milionë euro për rikonstruksionin e mauzoleumit të diktatorit Enver Hoxha duket se është paracaktuar për kompaninë Albstar.

Në fillim të muajit të kaluar, vetëm pak javë pasi kishte shembur Teatrin Kombëtar, Bashkia e Tiranës hapi një tender 1.7 miliardë lekë ose 14 milionë euro për rijetësimin e Piramidës.

Sipas dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, data e tenderit ishte caktuar në 2 shtator. Por pikërisht këtë të mërkurë teksa pritej të hapeshin ofertat, përmes një lëvizje të papritur, Bashkia e Tiranës ka ndryshuar kriteret teknike dhe dokumentet standard të tenderit.

Ndryshimet kanë prekur një sërë kriteresh, por njëri që bie në sy është ai se për t’u kualifikuar në garë dhe për të fituar tenderin për rikonstruksionin e Piramidës, kompanitë duhet të kenë detyrimisht të punësuar një agronom.

 

Kjo pikë nuk ishte në kriteret fillestare dhe sipas bashkisë, është vendosur pas ankimimit të kompanive të interesuara.

Veç detyrimit për të pasur agronom, bashkia ka ndryshuar dhe shtuar një sërë kriteresh të tjera, të cilat me sa duket kanë si qëllim të kufizojnë garën dhe ta çojnë kontratën atje ku është paracaktuar.

Por Syri.net ka mësuar se këto ndryshime janë kërkuar nga kompania Albstar, e cila sipas burimeve të sigurta është paracaktuar si fituesja e tenderit të majmë 14 milionë euro.

MBI MODIFIKIMIN DHE NDRYSHIMIN E DOKUMENTAVE STANDARTE TË TENDERIT

Sot më datë 02/09/2020, Njësia e Prokurimit ju bën me dije se:

Në mbështetje të Nenit 63 pika 1/1.1, të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar) si dhe të Kreut X, Neni 78, pika 4, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” (i ndryshuar), procedura e Hapur e prokurimit me objekt: “Rijetësimi i Piramidës Tiranë” me fond limit: 1,694,847,651.25 (një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër milion e tetëqind e dyzetë e shtatë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e një pikë njëzetë e pesë) lekë pa TVSH, me burim financimi të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2020, miratuar me VKB Nr. 72, datë 12.06.2020 “Për një shtesë dhe disa ndryshime ne VKB Nr. 157, datë 26.12.2019 “Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm 2020 –2022 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2020” (e ndryshuar); të ardhurat e Buxhetit të Shtetit vënë në dispozicion nga Ministria e Kulturës nëpërmjet shkresës me Nr. 2259 Prot. datë 28.05.2020 (hyrë në Bashkinë e Tiranës me shkresën me Nr. 17648 datë 04.06.2020) me lëndë “Kërkesë mbi ndryshimin në Planin e Investimeve për vitet 2020-2022”; shkresës me Nr. 2259/3 datë 15.06.2020 (hyrë në Bashkinë e Tiranës me shkresën me Nr. 19740 Prot. datë 17.06.2020) me lëndë “Dërgohet transferimi i fondeve për shpenzimet kapitale për vitet 2020-2022” si dhe nëpërmjet shkresës me Nr. 13127/1 Prot. datë 21.07.2020 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë; të ardhurat e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nëpërmjet Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Nr. 638-237 datë 02.07.2020 (Kontratë Nr. 638 – 237) lidhur me Autoritetin Kontraktor, Bashkia Tiranë, për bashkëfinancimin e zbatimit të projektit: “Rijetësimi i Piramidës Tiranë”, Neni 3, është pezulluar si rezultat i paraqitjes së disa ankimimeve në lidhje me Dokumentat Standarte të Tenderit.

Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë, ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore ne lidhje me trajtimin e ankimimeve.

Në vijim, Autoriteti Kontraktor ka konkluduar me pranimin e njërës ankesë ndërsa në lidhje me ankimimin tjetër ka vendosur ta pranojë pjesërisht atë dhe për pasojë ka respektuar afatet ligjore për kundërshtimin e vendimit të Autoritetit Kontraktor pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Për arsyet e renditura si më lart, Njësia e Prokurimit, vendosi te bëjë ndryshimet përkatëse në Dokumentat Standarte të Tenderit për procedurën e prokurimit me objekt “Rijetësimi i Piramidës Tiranë” si më poshtë vijon:

1. Në pjesën Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 5:

ISHTE:

5. Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet të kenë të punësuar staf inxhinierik për kryerjen e të gjitha punimeve në objekt, të perfshirë në licensen e shoqerisë ose të jenë të pajisur me licensë individuale, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, librezë pune, diplomë përkatëse si dhe të figurojnë në listpagesat e shoqërisë për të paktën 6 (gjashtë) muajt e fundit stafi inxhinierik si më poshtë:

• 3 (tre) inxhinier Ndërtimi

• 2 (dy) inxhinier Mekanik

• 2 (dy) inxhinier Elektrik

• 2 (dy) Arkitekt

• 2 (dy) inxhinier Hidroteknik

• 3 (tre) inxhinier Gjeodet/Topograf/Markshajder/Gjeomatik

• 1 (një) inxhinier Mjedisi

• 1 (një) inxhinier Elektronik

• 1 (një) Agronom

BËHET

5. Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet të kenë të punësuar staf inxhinierik për kryerjen e të gjitha punimeve në objekt, të perfshirë në licensen e shoqerisë ose me kontratë pune të vlefshme, librezë pune, diplomë përkatëse si dhe të figurojnë në listpagesat e shoqërisë për të paktën 6 (gjashtë) muajt e fundit stafi inxhinierik si më poshtë:

• 3 (tre) inxhinier Ndërtimi

• 2 (dy) inxhinier Mekanik

• 2 (dy) inxhinier Elektrik

• 2 (dy) Arkitekt

• 2 (dy) inxhinier Hidroteknik

• 3 (tre) inxhinier Gjeodet/Topograf/Markshajder/Gjeomatik

• 1 (një) inxhinier Mjedisi

• 1 (një) inxhinier Elektronik

5.1.1 Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet te kenë të punësuar 1 (një) Agronom të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, librezë pune, diplomë përkatës si dhe të figurojë në listpagesat e shoqërisë.

2. Në pjesën Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 6:

ISHTE:

6.Operatori ekonomik duhet te ketë të punësuar me eksperincë pune të paktën 5 (pesë) vjecare 2 (dy) restaurator për kryerjen e të gjitha punimeve në këtë objekt të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, diplomë, CV, librezë pune, liçencë profesionale personale lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, për restaurimin e monumenteve të arkitekturës si dhe të figurojnë në listpagesat e shoqërisë për të paktën 6 (gjashtë) muajt e fundit.

BËHET

6. Operatori ekonomik duhet te ketë të punësuar ose të kontraktuar 2 (dy) restaurator, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme ose kontratë bashkëpunimi, diplomë, CV, librezë pune si dhe liçensë profesionale personale lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, për restaurimin e monumenteve të arkitekturës.

Gjithashtu, Autoriteti Kontraktor, në mbështetje të Nenit 42, pika 2 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar) si dhe në bazë të Kreut VII, Neni 62, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” (i ndryshuar), me nismën e vet, vendosi të bëjë ndryshimet në dokumentat e tenderit përmes hartimit të një Shtojce, e cila u komunikohet menjëherë të gjithë Operatorëve ekonomikë në rrugë elektronike nëpërmjet sistemit elektronik duke u bërë detyruese për ta.

Për sa më lart, Njësia e Prokurimit, vendosi te bëjë ndryshimet përkatëse në Dokumentat Standarte të Tenderit për procedurën e prokurimit me objekt “Rijetësimi i Piramidës Tiranë” si më poshtë vijon:

1. Në pjesën Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 1.2, gërma ”b”:

ISHTE:

Vlerësimi i përvojës së suksesshme të Operatorit Ekonomik do të kryhet bazuar në deklaratat e dokumentat e mëposhtme:

b) Për kontrata të realizuara me sektorin privat, Operatori ekonomik duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

- Formular vleresimi per realizimin e punimeve sipas shtojcës Nr. 9;

- Kontrate Sipërmarrje;

- Situacionin përfundimtar;

- Akt kolaudimi objekti;

- Çertifikaten e marrjes ne dorezim/ Çertifikatën e Përkohshme të marrjes ne dorezim;

- Fatura tatimore per cdo situacion punimesh.

BËHET

Vlerësimi i përvojës së suksesshme të Operatorit Ekonomik do të kryhet bazuar në deklaratat e dokumentat e mëposhtme:

b) Për kontrata të realizuara me sektorin privat, Operatori ekonomik duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

- Vërtetim per realizimin e punimeve ku të përcaktohet dhe përqindja e pjesëmarrjes së punës së realizuar në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik;

- Kontrate Sipërmarrje;

- Situacionin përfundimtar;

- Akt kolaudimi objekti;

- Çertifikaten e marrjes ne dorezim/ Çertifikatën e Përkohshme të marrjes ne dorezim;

- Fatura tatimore per cdo situacion punimesh.

2. Në pjesën Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 8:

ISHTE:

8.Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar staf teknik per kryerjen e punimeve, te vertetuar me kontratë punë te vlefshme, diplomë/deshmi përkatëse lëshuar nga institucione të akredituara nga autoritetet përgjegjëse shtetërore, dëshmi kualifikimi të sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve, si dhe te figurojnë në listpagesat e shoqërisë për të paktën 6 (gjashtë) muajt e fundit, punonjësit si më poshtë:

• 4 (katër) punonjës teknik ndërtimi (Kategoria II)

• 4 (katër) punonjës hidraulik (Kategoria I)

• 4 (katër) punonjës elektriçist (Kategoria I)

• 4 (katër) punonjës mekanik (Kategoria I)

• 4 (katër) punonjës saldator (Kategoria I)

• 4 (katër) punonjës hekurkthyes (Kategoria I)

• 4 (katër) punonjës karpentier (Kategoria I)

BËHET

8.Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar staf teknik per kryerjen e punimeve, te vertetuar me kontratë punë te vlefshme, diplomë/deshmi përkatëse lëshuar nga institucione të akredituara nga autoritetet përgjegjëse shtetërore, dëshmi kualifikimi të sigurimit teknik, (të vlefshme) lëshuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial apo nga subjekte juridike private të akredituara për çertifikimin e punonjësve, si dhe te figurojnë në listpagesat e shoqërisë për të paktën 6 (gjashtë) muajt e fundit, punonjësit si më poshtë:

• 4 (katër) punonjës teknik ndërtimi (minimumi Kategoria II)

• 4 (katër) punonjës hidraulik (minimumi Kategoria I)

• 4 (katër) punonjës elektriçist (minimumi Kategoria I)

• 4 (katër) punonjës mekanik (minimumi Kategoria I)

• 4 (katër) punonjës saldator (minimumi Kategoria I)

• 4 (katër) punonjës hekurkthyes (minimumi Kategoria I)

• 4 (katër) punonjës karpentier (minimumi Kategoria I)

3. Në pjesën Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 11:

ISHTE:

11.Operatori ekonomik duhet të paraqesë Çertifikatat si më poshtë:

a) Çertifikatën ISO 9001:2015 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO).

b) Çertifikatën ISO 14001-2015 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO).

c) Çertifikatën OHSAS 18001-2007 / ISO 45001-2018, (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë Çertifikatën OHSAS/ISO).

d) Çertifikatën ISO 39001-2012 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO).

e) Çertifikatën ISO 27001 - 2013 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO).

f) Çertifikatën ISO 3834-2:2006 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, Operatori ekonomik që në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit do të marrë përsipër proceset e saldimit me shkrirje të materialeve metalike si dhe instalimet në terren sipas Preventivit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO).

g) Çertifikatën ISO 50001-2012 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, Operatori ekonomik që në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit do të marrë përsipër realizimin e zërave elektrikë të Preventivit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO).

BËHET

11.Operatori ekonomik duhet të paraqesë Çertifikatat si më poshtë:

a) Çertifikatën ISO 9001:2015 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO).

b) Çertifikatën ISO 14001-2015 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO).

c) Çertifikatën OHSAS 18001-2007 / ISO 45001-2018, (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, çdo anëtar i grupit duhet të paraqesë Çertifikatën OHSAS/ISO).

d) Çertifikatën ISO 3834-2:2006 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, Operatori ekonomik që në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit do të marrë përsipër proceset e saldimit me shkrirje të materialeve metalike si dhe instalimet në terren sipas Preventivit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO).

e) Çertifikatën ISO 50001-2012 (e vlefshme) e akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë. (Në rastet e Bashkimit të Operatorëve ekonomik, Operatori ekonomik që në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit do të marrë përsipër realizimin e zërave elektrikë të Preventivit duhet të paraqesë Çertifikatën ISO).

Ju lutemi Operatorëve ekonomikë që do të paraqesin ofertat e tyre për këtë procedurë të marrin për bazë Shtojcën mbi modifikimin dhe ndryshimin e Dokumentave Standarte të Tenderit në platformën elektronike të APP –së.

Nisur nga ky fakt, Njësia e Prokurimit në mbështetje të Nenit 42, pika 2/1 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar) dhe në bazë të Kreut VII , Neni 62, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” (i ndryshuar), vendosi të zgjasë afatin kohor për dorëzimin e ofertës me 5 (pesë) ditë kalendarike.

Gjithashtu duke qenë se afati kohor për ankimim në Komisionin e Prokurimit Publik në lidhje me pretendimet e ngritura nga Ankimuesi tjetër ka përfunduar, Njësia e Prokurimit njofton të gjithë Operatorët ekonomik pjesmarrës se afati kohor për dorëzimin e ofertave për procedurën e prokurimit me objekt: “Rijetësimi i Piramidës Tiranë” është si më poshtë vijon:

Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:

Data: 09 / 09 / 2020, Ora: 12:00

Vendi: www.app.gov.al, Bashkia e Tiranës , Tiranë

Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:

Data: 09 / 09 / 2020, Ora: 12:00

Vendi: www.app.gov.al, Bashkia e Tiranës , Tiranë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...