PD:Të hetohet skema mafioze e përfitimit të parave publike nga Carlo Bollino

E Enjte, 03 September 2020 14:25

 

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, ka bërë thirrje sot se duhet të hetohet nga Prokuroria, skema e përfitimit të parave publike nga pronari i Report TV, Carlo Bollino.

Në studion e SYRI.TV, Hasa tha” “Ky ishte një rast që erdhi në vëmendjen tonë, po mund të ketë shumë në institucione të tjera, në bashki , institucione vendore, duke filluar nga bashkia në Tiranë, të kanalizimit të fondeve publike. Ne denoncojmë kur kemi fakte të pakontestueshme. Ne e kemi kërkuar në tre deklarata rresht që afera duhet të hetohet, për të gjitha nenet që mund të prekë Kodi Penal. Opozita bën detyrën e saj duke denoncuar me forcë për çdo informacion që merr në kurriz të shqiptarëve.
Pyetjes së gazetarit Bledi Marku se pse qeveria i bën gjithë këtë financim, miliarda lekë, pronarit të një televizioni, Carlo Bollino, Hasa iu përgjigj prerë:

“Sepse ky person i bie që është një propagandues i qeverisë me pagesë.

Carlo Bollino investohet, jeton, për të bërë fasadën, makjazhin dhe propagandën qeveritare nga mengjesi deri në darkë dhe për këtë me shumë skema, me godina, si kësaj skeme me këto kompani dhe ndoshta të tjera që mund të dalin nga hetimi më vonë, merr dhe mirëpaguhet për ketë.

Si puna e Carlo mund të jenë dhe të tjerë, por faktet janë kokëforta dhe rasti është konkret për një njeri. Kjo nuk i bën mirë Shqipërisë, se praktikisht shqiptarët mashtrohen, manipulohen me taksat që i vidhen po atyre dhe kjo është një nga skemat abuzive.

Të tilla ka me qindra. Ka Carlo dhe Carlo të tjerë që mund të jenë mediatikë, mund të jenë oligarkikë, mund të jenë në çdo sektor. Fakti është që Rilindja, qeveria e Ramës punon me një kryebandë dhe një kryehadut në krye që mendon se ku t’i çojë paratë e shqiptarëve,” theksoi Hasa.

Por, çfarë faktesh ka sjellë PD-ja ndaj Carlo Bollino-s?

Sipas PD, një skemë korruptive është ndërtuar për të përfituar tendera qeveritarë, miliarda lekeve të shqiptarëve. Benda 7 muajsh, kompania e Igli Gjelishtit, “Web & Development Communication” rezulton se i ka transferuar kompanisë “C-7-Kommunication Systems”, 899. 959.250 lekë dhe kompanisë “Media Content” 52.894.800 leke.

Por, nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “C-7-Kommunication Systems” është në pronësi te “MTSC shpk” ose Report TV i Carlo Bolino.

Ndërsa kompania “Media Content” është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.

Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

 

Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?! Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare. Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë. Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës," ka theksuar këto ditë PD-ja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...