Rama derdimen politik/ Vasili: Sot Presidenti është kryefjalë, në 2018 nuk ekzistonte!

E Enjte, 03 September 2020 18:38

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar dy deklaratat kontradiktore të kryeministrit Edi Rama, për çështjen e detit.

Sipas Vasilit  në deklaratën e bërë në 2018 Rama nuk e llogariste Presidentin në procesin e marrëveshjes.

 
  

“Pra sipas Rames do te ishte Parlamenti sovran, qe do ta miratonte Marreveshjen dhe ndonjeri po te kishte ndonjeri ankese mund te shkonte ne Gjykaten Kushtetuese kur te ngrihej.

 
 
 

Pra Zero reference per Presidentin nga Rama, thuajse ai nuk ekzistonte fare”, shkruan Vasili.

 
 

Ndërsa më tej sjell deklaratën e sotme në Vlorë, ku Rama thoshte se: “Marrëveshja shkon te presidenti. Është presidenti ai që e firmos marrëveshjen ose e apelon. S’ka marrëveshje pa firmosur presidenti”. 

Teksa e ka quajtur kryeministrin Rama ‘derdimen politik’, Vasili thotë se: “Sot ne 3 shtator 2020 per te paaftin Edi Rama, Presidenti u be kryefjala, kurse dje ne tetor 2018 Presidenti nuk ekzistonte per Edi Ramen.Cfarë derdimeni politik!!”

Reagimi i plotë:

Kryeminister medioker dhe i paafte, ç’thote sot s’e thote neser!

Mediokriteti dhe paaftesia e Edi Rames eshte bere proverbiale dhe unike ne historine e Shqiperise.

Pa asnje diskutim ai nuk ka rivale dhe do mbetet kampioni vetmitar historik i nje paaftesie pa kufi.

Lidhur me Marreveshjen e Detit me Greqine ne 4 tetor 2018 Edi Rama deklaronte ne Real Story:

“Parlamenti është sovran në këtë pikë.

Nëse do të realizojmë një Marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në Parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë, por ajo është e hapur.

Kush ka pretendime mund të rregjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh Rama.

Pra sipas Rames do te ishte Parlamenti sovran, qe do ta miratonte Marreveshjen dhe ndonjeri po te kishte ndonjeri ankese mund te shkonte ne Gjykaten Kushtetuese kur te ngrihej.

Pra Zero reference per Presidentin nga Rama, thuajse ai nuk ekzistonte fare.

Dhe ja i paafti Rama ne 3 shtator 2020 po per Marreveshjen e Detit deklaron:

“Jam i bindur që presidenti e di shumë mirë që ia fut kot, sepse po të kishte një marrëveshje patjetër që presidenti do të ishte në dijeni për këtë dhe nuk do të kishte një marrëveshje pa dijeninë e presidentit”,

Marrëveshja shkon te presidenti. Është presidenti ai që e firmos marrëveshjen ose e apelon. S’ka marrëveshje pa firmosur presidenti” u shpreh Edi Rama sot ne Vlore.

Sot ne 3 shtator 2020 per te paaftin Edi Rama, Presidenti u be kryefjala, kurse dje ne tetor 2018 Presidenti nuk ekzistonte per Edi Ramen.Cfarë derdimeni politik!!

Edhe i paafte, edhe medioker, edhe tradhetar jane shume per nje vegjetues ne karrigen e kryeministrit.

Duhej te kishte ikur me kohe…megjithate me mire vone se kurrë!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...