Përvjetori i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut/ Presidenti Meta: Qeveria të bëjë transparencë për masat e vendosura kundër Covid-19

E Enjte, 03 September 2020 21:37

Në 67-vjetorin e hyrjes në fuqi të konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Presidenti Meta ka përcjellë mesazhin se “të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, janë të patjetërsueshme, të panegociueshme, e të pacënueshme!”

ilir meta president2

Kreu i Shtetit thekson se pandemia COVID që ka pushutuar botën është një test shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, transparenca e të cilit duhet të ndahet me qytetarët, pasi “nëse nuk ka transparencë, çdo gjë shuhet dhe bie në errësirrën e së keqes”.

“Qytetarët kanë të drejtë të informohen se si ka vepruar Qeveria e tyre përgjatë kësaj periudhe të vështirë dhe se sa të mbështetura në Kushtetutë dhe Konventë janë vendosur dhe zbatuar këto masa kufizuese përgjatë gjithë kësaj kohe”, shkruan Presidenti.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 67 vite nga hyrja në fuqi e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

KEDNJ solli një perceptim të ri për këto të drejta dhe i dha hov zhvillimeve demokratike në hapësirën europiane.

Kjo Konventë e rëndësishme orientoi zhvillimet demokratike edhe në Shqipërinë post-komuniste.

E ratifikuar në vitin 1996, ajo u integrua në tekstin Kushtetues që u miratua me referendum në vitin 1998.

KEDNJ përforcoi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Bashkë me Kushtetutën ato përcaktojnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit tonë në raport më të drejtat e njeriut.

Pandemia COVID-19 ishte dhe mbetet një test për çdo vend, që të garantojë maksimalisht liritë e të drejtat për shtetasit e vet, madje edhe në rastet e fatkeqësive natyrore.

Në këtë test po kalon edhe Shqipëria.

Sot, 24 vite pas bërjes palë të kësaj Konvente, Shqipëria ka nevojë për nje analizë serioze për të vlerësuar masën në të cilën të drejtat dhe standartet demokratike që cakton KEDNJ janë garantuar për shtetasit e saj.

Në këtë ditë me rëndësi të veçantë, dua të sjell në vëmendje të të gjithëve se, përveç kujdesit dhe trajtimit shëndetësor të denjë ndaj qytetarëve, ligjshmëria, nevoja, proporcionaliteti dhe mosdiskriminimi – janë testet që duhet të përsëriten çdo ditë nga organet shtetërore për secilën masë kufizuese që po na shoqëron në përditshmërinë tonë në luftën kundër COVID-19.

Ndërsa transparenca mbi motivet e caktimit të këtyre masave është pasqyra para së cilës duhet të dalë Qeveria për të reflektuar.

Qytetarët kanë të drejtë të informohen se si ka vepruar Qeveria e tyre përgjatë kësaj periudhe të vështirë dhe se sa të mbështetura në Kushtetutë dhe Konventë janë vendosur dhe zbatuar këto masa kufizuese përgjatë gjithë kësaj kohe.

Nëse nuk ka transparencë, çdo gjë shuhet dhe bie në errësirrën e së keqes.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, janë të patjetërsueshme, të panegociueshme, e të pacënueshme!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...