Sot është një ditë me axhendë të ngjeshur në takime për presidentin Ilir Meta. Mësohet se para takimit me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Grupit Socialist, Taulant Balla, ku do të konsultohen për datën e zgjedhjeve, kreu i shtetit ka ftuar në një takim në Presidencë, kryetarin e PR-së, Fatmir Mediun.
Takimi në fjalë është kërkuar në orën 9:45, në Presidencë. Kujtojmë se në orën 11:00 pritet që Rama dhe Balla t’i drejtohen Presidencës për takimin në fjalë, ndërsa 1 orë më vonë do të jetë lideri i PD-së që do të shkojë te Meta.