Për pak çaste pritet të nis ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Uashington. Pamjet e para tregojnë një sallë me katër flamuj të SHBA-së, por pa ato të Kosovës e Serbisë.
Mbi tavolinë janë edhe marrëveshjet që pritet të firmosen nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se nuk ka asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.
‘Do të ketë vetëm marrëveshje të mira’, u shpreh shkurt Hoti para nisjes në Shtëpinë e Bardhë.