Delegacioni i Kosovës është nisur për në Shtëpinë e Bardhë aty ku do të mbahet takimi me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë serb, Aleksandër Vuciq, raporton Gazeta Express.
Kryeministri Avdullah Hoti nuk ka pranuar që të deklarohet para mediave pas daljes nga hoteli nga ku edhe është nisur për në Shtëpinë e Bardhë.
Pas lajmeve për përplasje dhe për mundësinë e daljes së AAK’së nga koalicioni, për në Shtëpi të Bardhë është nisur edhe Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.
Gazeta Express dhe T7 raportojnë se tashmë janë zgjidhur mosmarrëveshjet në mes të partnerëve të koalicionit.