Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, kujton ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një nga personalitetet më të mëdha popullore për mbarë njerëzimin.
Shehu shkruan në ‘Facebook’ se Nënë Tereza është një krenari e pakufishme për shqiptarët dhe meriton përulje të thellë për ato që bëri për njeriun, dinjitetin dhe lirinë e tij.
Mesazhi i ish-ministrit:
E Shenjta Nene Tereza, personazhi me prominent i Kombit tone ne Epoken Moderne.
Nje nga personalitetet me te medha e popullore per njerrezimin mbare.
Krenari e pakufishme per ne si shqiptare, nje perkulje e thelle nga te gjithe per sa Ajo beri apo transmezoi per Njeriun, dinjitetin, lirine e tij gjate gjithe jetes se Saj.
Pa asnje dyshim perpjekjet e perbashketa te Saj me figuren me te shquar te kesaj Epoke per Rruzullin mbare, Papa Gjon Pali i Dyte, gjeneruan nje force e vendosmeri te pa thyeshme ne mbrojtje te vlerave e lirive.