“Përzgjedhja selektive të vret shumë”, familjet në Thumanë të prekur nga tërmeti: Po presim dimrin në çadra

Saturday, 05 September 2020 10:14

 

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri takoi disa banorë të Thumanës, të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen dhe pikëpyetjet për të ardhmen e tyre.

Familja e Selman Merlikës tha se jeton në çadër që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij është invalide dhe në kushtet në të cilat jeton e ka shumë të vështirë të përballojë sëmundjen.
Selman Merlika: Unë quhem Selman Qazim Merlika në fshatin Thumanë vet i gjashtë. Gruan e kam invalide ka nëntë vjet gruan invalide në karrocë. Me thënë të drejtën kur ra tërmeti asnjë dyshek dhome nuk na e dhanë. Asnjë krevat asgjë, asnjë send. Unë nuk dua shtëpia vila. Unë dua siç e kam patur”, – u shpreh Selman Merlika, banori, që prej 9 muajsh jeton në çadër.
Orjola Pampuri: Shumë e drejtë! Shtëpinë tënde!

Selman Merlika: Me ma ba në vend shtëpinë time. Veç me ma ndërtu në vend, kaq gjë.

Artur Mirdita, kryefamiljar, ka qysh prej 26 nëntorit që, së bashku me familjen e tij jeton në një magazinë të sapondërtuar për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Ai hedh dyshimet për selektivitet në shpërndarjen e ndihmave, dhe thotë që asnjë autoritet shtetëror nuk ka ardhur për t’i dhënë zgjidhje problemit të shtëpisë së tij, e cila me inspektimet e vitit që lamë pas, rezultoi të ishte e pabanueshme.

Artur Mirdita: Neve i kemi parë me sytë tonë, këtu ka patur një bum, një bum ndihmash vinin, se nga shkonin se çfarë bënin ne nuk dimë gjë, nuk dimë gjë. Ne nuk i shihnim, nuk i shihnim ku shkarkojnë, edhe këtu kur vjen puna asnjeri s’ashtu. Vjen këtu thotë s’ke hyrë në listë. Më tepër jemi indinjuar, për shembull për arsye se këtu te porta ime s’ka ardhur asnjë, ky është problemi më i madh.

Oriola Pampuri: Domethënë e kanë cilësuar DS4 dhe nuk ka ardhur askush që të thotë çfarë do bëhet!

Artur Mirdita: Asnjë. Mua tani me çfarë shohim, se këtu fshat është dhe fshati e ke parasysh ne i dimë krejt problemet e njëri- tjetrit edhe…

Oriola Pampuri: Edhe kjo përzgjedhja selektive…

Artur Mirdita: Edhe kjo përzgjedhja selektive më bën një çikë, më vjen si..nuk e di, të vret shumë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...