Lobingjet provinciale te Ballkanit dhe vendimet strategjike te Washingtonit

Diel, 06 September 2020 16:23

 /55news.al

Marreveshja e 4 shtatorit e nenshkruar ne Shtepine e Bardhe nga presidenti i SHBA-se Donald Trump ,kryeministri i Kosoves Abdulla Hoti dhe presidenti i Serbise Aleksander Vucic eshte nje ngjarje historike me permasa qe do ti kaperceje kufijte kohore kur u nenshkrua.Po te shohesh me vemendje reagimet dhe analizat e ketyre diteve pas marreveshjes,per fat te keq kupton te njejtin "naivitet" dhe "keqkuptim" te bazave mbi te cilat u nenshkrua ajo.
Por le te kthehemi pak ne kohe per te kuptuar pse eshte me kaq rendesi te madhe strategjike kjo levizje e Washington-it dhe ajo firme e hedhur nga presidenti Trump.Dhe per fat te keq duhet ta fillojme nga Shqiperia.Kjo per faktin sepse dihen interesat dhe qendrimet serbe ndaj Kosoves.Dihet dhe nga vjen Aleksander Vucic si backgroun politik.Ai ishte njeriu i propagandes te qeverise se Milloshevicit,kasapit te ballkanit.Gjithashtu eshte mbeshtetur dhe nga Sheshel.Serbia do te vinte ne pune te gjitha mekanizmat e saj pas shpalljes se pavarsise se Kosoves deri ne marrezine e zhberjes se atij akti madhor,i cili ndryshoi jo vetem gjeopolitiken dhe gjeostrategjine e Ballkanit,por te te gjithe lojtareve me peshe ne planet.Por kjo nuk do ta ndalte Serbine.Me ardhjen ne pushtet te sektit te Rilindjes dhe me Ramen kryeminister,teoria e lobingjeve do te zinte nje vend kryesor ne strategjine e tyre dhe per fat te keq te Kosoves,Shqiperia kishte per kryeminister nje sekser.Rama do ta shikonte Kosoven si nje transaksion financiar,strategji te cilen ai e ka luajtur shkelqyer brenda dhe jashte Shqiperise,i frymzeuar dhe nga mentori i tij,George Soros.
George Soros nuk do te ishte vetem mentori i Rames,por dora e tij do te zgjatej
dhe ne Serbi dhe shume fakte do te prodhonin se ai kishte rol dhe ne coptimin e trojeve te Kosoves.Ktu u gjenden aktoret perfekt si Rama dhe Thaci,te cilet do te vinin ne jete kete plan,por qe 4 shtatori e fshiu njehere e pergjithmone.Kjo eshte rendesia e pare dhe e padiskutueshme qe ka ajo marreveshje dhe fitorja e madhe e Kosoves.
Jo pak energji dhe financa do te harxhonte Serbia nepermjet lobingjeve.Menjehere nisen komunikimet ne Washington,por me kompani lobimi.Marrezia e provincialeve te Ballkanit shkonte der aty sa kujtonin qe Kosova ishte thjesht nje transaksion financiar dhe me kete perfundim naiv shkonin drejt Washington-it.Vizioni i tyre qe arrinte deri tek transaksioni financiar prej 20 miliarde eurosh ,sic deklaroi dhe ne ate kohe kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj,ishte maksimumi qe ata dhe ndonje firme lobimi ne Washington mund te perceptonin si nje hap per zgjidhjen e atij problemi qe do te niste me shkembimin e territoreve.Por provincialet e lodhur te Ballkanit, Washington-in zyrtar nuk e paten kurre me vete ne marrezine e tyre.U konfirmua qarte edhe nga zera te njohur te Shtepise se Bardhe,por akti i 4 shtatorit i vuri vulen.Kjo per nje arsye madhore,qe gatuesit e corbes se coptimit te territoreve te Kosoves ne Rusi dhe Serbi dhe puthadoret e tyre ne Tirane e Prishtine e dinin ,por nuk donin ta pranonin.
Kosova nuk eshte nje province ne Ballkan, qe mund te shihet si placke e transaksion financiar nga ndonje fondacion privat sado i fuqishem te jet ky i fundit.
Kosova eshte kufiri ku NATO eshte ball per balle me Rusine.
Kosova eshte vija e ndarjes,kufiri midis lindjes dhe perendimit dhe te dyja aktet si lufta per clirimin e saj ,ashtu dhe pavaresia e saj pikerisht kete domethenie kishin.
Nuk kishte se si nje administrate republikane te levizte nga ky qendrim,megjithese provincialet e ballkanit kujtuan se me ndonje deklarate te bkere nga nje kompani lobimi do te leviznin qendrimin strategjik te SHBA-se kundrejt fakortit shqiptar ne Ballkan,e vecanerisht Kosoves.
Presidenti Trump beri dhe nje akt tjeter historik:njohja e pavaresise se Kosoves nga shteti i Izraelit.
Kjo levizje brilante e Presidentin Trump diten e nenshkrimit e nxjerr Kosoven thjesht nga rendesia qe ajo ka per rajonin dhe e vendos ne nje harte te interesave gjeostrategjike te SHBA-se pertej Ballkanit Perendimor.

Modifikuar më Diel, 06 September 2020 16:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...