Ndahet nga jeta ish-deputeti Esat Çoku, Basha: I përket asaj plejade politikanësh që bënë historinë e PD-së

Hënë, 07 September 2020 08:15


Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me lajmin për ndarjen nga jeta të ish deputetit Esat Çoku.

Në një mesazh ngushëllimi, Basha shkruan se ish deputeti Çoku i përket asaj plejade politikanësh që bënë histori në PD në fillim vitet ‘90
Postimi i plotë:

Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Esat Çokut, deputetit të Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996. Përfaqësues i njërës nga familjet më me traditë të Myzeqesë, Esati, së bashku me dy vëllezërit, Bedriun dhe Çaushin, si dhe me babanë e tyre, Azemin, vuajtën thuajse një shekull në burgjet e diktaturës komuniste. Familjen Çoku nuk e thyen proceset e Sigurimit të Shtetit dhe në vitin 1990, të 3 djemtë e saj ishin në radhën e parë të atyre që luftuan për rikthimin e lirisë në jetët tona.

Esat Çoku ishte themelues i Shoqatës së të burgosurve politikë të Lushnjës dhe i degës së Partisë Demokratike të rrethit. Një luftëtar i vendosur për të drejtat e njeriut, ai s’ju shmang përgjegjësisë në një moment të vështirë për Lushnjën e për Shqipërinë, dhe si një tribun i vërtetë i mendimit të lirë, bëri thirrje publike që institucionet e shtetit shqiptar të mos shndërroheshin në strehë të ish-hetuesve të diktaturës komuniste.

Si përfaqësues i pushtetit vendor e më vonë edhe si deputet në parlament, ai ja kushtoi angazhimin e tij politik kësaj kauze të shenjtë. Esat Çoku s’reshti së kërkuari drejtësi shoqërore, jo veç për të burgosurit politikë dhe pjesëtarët e atyre familjeve, kalvarin e të cilave ai e kishte parë nga afër, por për të gjithë, që në Shqipëri të mos vritej shpresa dhe vendi të fitonte kohën e humbur.

Esat Çoku i përket asaj plejade politikanësh që bënë historinë e Partisë Demokratike, në fillimvitet ’90, histori për të cilën demokratët ndjehen aq krenare dhe njëkohësisht borxhli. Sakrificat legjendare të familjes Çoku dhe amaneti për drejtësi shoqërore i Esat Çokut dhe i bashkëvuajtësve të tij kërkojnë angazhimin e të gjithëve.

Unë u gjendem pranë familjarëve të Esatit, bashkëshortes dhe djalit të tij, si dhe vëllait Bedriut, në këtë moment të humbjes së madhe dhe shpreh bindjen se kujtimi i veprës së tij do të jetë një ndihmë e përhershme për të gjithë ne që kemi marrë përsipër barrën për ta kthyer atdheun tonë në atdheun e drejtë që ëndërronte Esati. U prehtë në paqe!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...