SPAK vegël e rilindjes! Lirohen komisionerët rilindas të ‘339-s’, por jo ata të PD dhe LSI

Hënë, 07 September 2020 08:44

 

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari, i cili denoncon se si SPAK është kthyer në një institucion të kapur nga rilindja.

Në mesazhin dërguar ish-kreut të qeverisë, qytetari thekson se SPAK ka liruar tëgithë komisionerët socialistë të akuzuar për vjedhje votash të cilët janë djesë e ‘Dosjes 339’.

Denoncuesi thekson se në burg kanë mbetur vetëm komisionerët e PD-së dhe LSI-së.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Histori turpi!

Spak përdoret si zagar i narkopartisë?

Arreston komisionerët me urdhër të partisë së vet. Pastaj thotë se ky arrestim nuk është kompetencë e tij.

Se fundi lirohen te gjithe narkokomisioneret e PS.

Mbahen në burg vetëm komisioneret e PD dhe LSI, te cilet nuk pranuan te shesin voten Gjushit dhe bandave te tij.

Kjo është narkodrejtesia e narkopartise.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje

Doktorr Berisha!

Dua te ndaj me ju nje absurditet dhe shqetsim real…!?

Ne fund te korrikut 2020 u arrestuan nga SPAK disa komsioner te zgjedhjeve te vitit 2017 ne disa fshatra te shijakut. Te djatht dhe te majt…

Pastaj rezultoi se SPAK nuk ishte autoriteti per nje arrestim te tille!?

 

Sot pas me shume se 40 dit kemi nje panorame te tille:

Te gjith perfaqesuesit e PS jan liruar, arrest shtepie!?

Perfaqesuesit e PD dhe te LSI-s vazhdojn te jen ne burg… !??

Si e dhene i referohem fashtit shetel, Bashkia Shijak…

Mos valle kjo eshte barazia perballe ligjit??

Per dijeni keto perfaqesues sot gjenden te burgosur se nuk pranuan te shesin voten, sepse megjithe dhunen policore, paran dhe ndikimin e grupeve mbeshtetes te vangjushit rezultati ishte me 3(tre) vota plus per PS … ??

Mos kjo tregon qe hakmarrja vazhdon ndaj atyre qe nuk bejn pazar me voten e lire??

Per dijeni…

flm doktorr Berisha.

Zoti ju bekoft familjarisht.

Login to post comments