Pas marrëveshjes, shqiptari në Dallas fton për darkë shefin e Inteligjencës Amerikane

Hënë, 07 September 2020 10:26

 

Dallas TX : Aktivisti i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Dallasi Ismet Smajli, sekretar i përgjithshëm i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, ka pritur sot në Dallas në lokalin e tij Shefin e Inteligjencës Amerikane, John Ratcliffe me bashkëshorten e tij Michele Ratcliffe.

Nga Beqir Sina.
Smajli i cili është edhe sekretar general i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, ka ftuar për drekë Ratcliffe, vetëm disa orë mbasi në Shtëpinë e Bardhë nën kujdesin e Presidentit Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, një marrëveshje e cila përbëhet prej 16 pikave.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të tij në llogarinë e tij në facebook, momente të cilat i ka shoqëruar edhe me fotografin nga pritja private dhe mjaft miqësore.

”Sot në një pritje private në Dallas mbas kthimit nga Washington D.C, ku mora pjesë në takimet atje me Nazar Mehmetin Presidentin e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, takim ky me mikun tim Shefin e Inteligjencës Amerikane, John Ratcliffe, dhe bashkëshorten e tij Mishele” shkruan ndër tjera Smajli, për takimin që pati me Ratcliffe

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, John erdhi për darkë, mezi prita ta takoj! - tregon në statusin e tij në Facebook, veprimtari shqiptaro amerikan Ismet Smajli duke shtuar se : “Mora shumë urime prej tij, ndërkohë që unë pata rastin ta falenderoj atë, Presidentin Tramp dhe gjithë Administraten për angazhimin që po tregojnë për Kosovën!!, shkruan Sekretari i përgjithsh?m i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, nga Dallasi zoti Ismet Smajli

Login to post comments