Xhixho/16 vjet LSI.Do ta vazhdojme misionin i cili do te na coje me shpejt drejt Shqiperise Europiane.

Hënë, 07 September 2020 15:33

Më 6 Shtator 2004 u themelua Lëvizja Socialiste për Integrim dhe une isha pjesë e asaj dite të rëndësishme si një e re që besonte në misionin e një lëvizje që do i jepte mbi të gjitha shansin të rinjve të Shqipërisë për të kontribuar për të ardhmen Europiane të vendit.

LSI u krijua dhe mbron vlerat themelore të shtetit të së drejtës, të demokracisë që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, lufton çdo ditë për ecjen përpara të proçesit të integrimin europian të vendit, për mbrojtjen e të drejtave themelore të gjithë qytetarëve.

Pasi në gjithë këto vite pune ,arritje përplasje e lufte , LSI është rritur ka mësuar nga vendimet e saj dhe është bërë më e fortë. Sot më shumë se kurrë punon për një Shqipëri dinjitoze.

Pas 16 vite misioni LSI vazhdon për të ndërtuar Shqipërinë Europiane që do bënte çdo shqiptar krenar dhe do rikthente shpresën për ta bërë Shqipërinë sërisht shtëpinë tonë.

LSI beson tek të rinjtë si aseti më i çmuar i shoqërisë tonë që me identitetin , ëndrrat, sinqeritetin dhe energjinë e tyre mund të ndërtojnë Shqipërinë e tyre.

Beson tek gratë dhe advokon të drejtat e tyre pasi beson fort që përfshirja e tyre në jetën ekonomike, sociale dhe politike do mund të zhvillojë vendin.

Ndaj në këtë mision që vazhdon uroj nga zemra të gjithë themeluesve , anëtarëve dhe mbeshtetësve që besojnë që një LSI e forte do të na çojë me shpejt drejt Shqipërisë Europiane.🇦🇱

Modifikuar më Hënë, 07 September 2020 15:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...