Akt zuzar i Serbomadhit Vuçiç!/ Berisha: Ish-çetniku i Sheshelit shkeli marrëveshjen me Kosovën pa iu tharë boja

Hënë, 07 September 2020 18:21

Ish-kryeministri Berisha ka dënuar aktin e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili vetëm dy ditë pasi nënshkroi marrëveshje me Kosovën në prani të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka telefonuar kryeministrin izraelit Netanjahu për ti kërkuar këtij të fundit që të mos e njohe Kosovën si shtet i pavarur/

‘Akt zuzar i Serbomadhit Vuçiç!

 
 

Ai shkel marreveshjen pa iu thare boja.

 
 
 

Presidenti serbomadh Aleksander Vuçiç, ish çetniku i Sheshelit dhe Geobelsi i Millosheviçit deshmoi se nuk njeh ligj as dhe moral por eshte skllav i psikologjise se tij primitive te serbomadhise.

 
 

Ai, me daten 4 shtator, ne nje moment historik u prit ne Shtepine e Bardhe nga presidenti i SHBA Donald Trump ne Zyren Ovale dhe firmosi ne prani te tij marreveshjen ne nje nen te se ciles ai zotohet se Serbia do te ndaloje per nje vit fushaten kundra njohjeve te Kosoves, dhe ne reciprocitet Kosova do ndaloje per nje vit perpjekjet dhe lobimin per anetaresimin e saj ne organizata nderkombetare.

Por pa u thare boja marreveshjes, sapo u largua nga Ëashingtoni faktoi primitivizmin e tij.

I verbuar nga suksesi i Kosoves me lajmin qe dha vet presidenti Trump per njohjen e saj nga Izraeli dhe biseda qe zhvilluan ne prani te tij ne Zyren Ovale midis Kryeministrit Hoti dhe Kryeministrit Netanyahu, deklaroi dje se ka telefonuar kryeministrib Netanyahu per te bllokuar njohjen e Kosoves.

Ky eshte nje akt zuzar me te cilin ai shkelmon marreveshjen e firmosur prej tij dy dite me pare. Nje akt te tille nuk e bejne kurre njerezit e qyteteruar per te cilet parimi pacta sund servanda nuk mund te vihet ne diskutim por ate e ben pa u skuqur serbomadhi Aleksander Vuçiç, ish çetniku i Sheshelit dhe Geobelsi i Millosheviçit.

Me kete akt ai deshmon qarte se eshte nje armik i vendosur i paqes dhe stabilitetit ne rajon. Sb’

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...