Berisha: QSUT u kthye në bombë biologjike, hapja e shkollave është me rrezik pasi nuk ka kushte

Hënë, 07 September 2020 21:12

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në Çim Peka LIVE situatën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit. Ai rreshtoi të paktën tre arsye se përse qeveria e Edi Ramës dështoi me menaxhimin e kësaj pandemie.

Fillimisht, Berisha tha se është bërë një hetim fals epidemiologjik.

 
 
 
 

“U bë përciptas për të mashtruar qytetarët. Ja ku janë fqinjët tanë grekë, që nuk e pësuan kurrë si ne nga hapja. Të gjitha këto vende bënë hetim epidemiologjik serioz dhe jo sa për të larë gojën,” tha Berisha.

 
 
 

Së dyti, ai tha se “faktor i tmerrshëm ka qenë strategjia e terrorit që përdori skizoidi i Surrelit. Kam statuse njëherë në dy ditë kundër dhunës dhe terrorit”.

 
 

“Unë jam mjek, jam psikolog, unë e di se çfarë do të thotë shoku psikologjik, sepse njerëzit e panë që nuk ka male me të vdekur, pasi njerëzit e panë që nuk po u shkonte mishi si qenit, me tanke në rrugë, e panë që ishte megamashtrimi më i madh që iu ishte bërë dhe nisën të mos besojnë te ekzistenca e koronavirusit,” tha ai.

Së treti, Berisha tha se virusi u përhap nëpër spitale.

“Për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor, ne e shndërruam QSUT në bombën më të madhe biologjike që ka pasur ndonjë vend,” tha Berisha.

Ish-kryeministri si mjek tha se “unë mendoj se është virus serioz, një pjesë e njerëzve e kalojnë si grip, por një pjesë përjetojnë një situatë shumë të vështirë dhe këtu duhet të them jo vetëm të moshuarit, por edhe moshat e reja”.

Ai paralajmëroi për hapjen e shkollave.

“Hapja e shkollave është me rrezik. Ju garantoj se në minimumi 80 përqind të shkollave nuk ka asnjë kusht anti-Covid. Nuk ka ujë, nuk ka dezinfektant, nuk ka alkool, nuk ka pastrues. E lexova udhëzimin që dhanë. Në Tiranë shkollat janë me dy turne pa Covid, tani do bëhen me 4 turne. Asnjë garanci nuk ka, asnjë masë nuk është marrë në mënyrë absolute,” tha Berisha.

Berisha tha se Shqipëria nuk përfitoi aspak nga mbyllja, por shkatërroi ekonominë e vendit. Ai tha se pas karantinës, rastet u dhjetëfishuan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...