Komisioni i Posaçëm për anëtarët e KQZ, Vasili në selinë e PD për të diskutuar për përfaqësuesin e opozitës

Tuesday, 08 September 2020 11:46

 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shkuar në selinë e PD një ditë pasi Ruçi drejtoi letrën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për përzgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së.
Me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, edhe struktura e KQZ riformatohet por në të njëjtën kohë edhe mënyra e përzgjedhjes së tyre.
Pikërisht do të jetë një Komision i Posaçëm Parlamentar që do të zgjedhë këta anëtarë me konsensus.
Secila palë politike do të ketë përfaqësues në këtë komision, madje me marrëveshjen e arritur edhe vetë Opozita e Bashkuar pavarësisht se ka braktisur parlamentin.

Një përfaqësues do të ketë Opozita e Bashkuar dhe Vasili së bashku me përfaqësuesë të PD janë mbledhur sot për të diskutuar për emrin.

Login to post comments