Kastriot Islami:Marrëveshja komplekse dhe shumëplanëshe…

Tuesday, 08 September 2020 12:19

 

Nga Kastriot Islami

Marrëveshjet e firmosura në zyrën ovale të presidentit të SHBA, Donald Trump, në datën 4 shtator 2020, nga Vuçiç e Hoti, mund të vlerësohen në disa plane. Analistë të shumtë e konsiderojnë të ”veçantë”, komplekse dhe “shumëplanëshe”, ku implikohen drejtëpërdrejt SHBA, vendet ballkanike të Kosovës e Serbisë dhe nga lindja e mesme e Izraeli, në një plan të dytë edhe interesat e BE e indirekt të Turqisë, por edhe të vendeve arabe. Trump e konsideron këtë marrëveshje si një “ditë të shënuar” edhe për paqen në Lindjen e Mesme. Shqipëria është në trajtë implicite e natyrshëm e implikuar; natyrisht të gjithë aktorët e saj kryesorë janë shprehur të “kënaqur”.

 

Së pari, e mbi të gjitha, duket se kjo marrëveshje e evidenton Presidentin Trump, një “dealmaker” të aftë e të guximshëm për çështje delikate të politikës së jashtme, aq më tepër që kjo çështje prej kohësh gjëndej në një “qorrsokak” (impas). Kjo marrëveshje, mbi të gjitha do t’i shërbente imazhit të kandidatit për president të SHBA duke e renditur atë në listën e sukseseve të politikës së jashtme të SHBA dhe ndërtimit të urave të paqtimit rajonal e global. Natyrisht “opozita” amerikane apo kandidati demokrat përballë Trump e konsideron këtë marrëveshje të parëndësishme dhe deri ndoshta “jo e duhura” përderisa nuk “realizohet “njohja politike reciproke” e madje sipas tij kjo gjë nuk shihet as në përspektivë…Po ashtu Presidentin Vucic dhe Kryeministrin Hoti, shumë analistë europianë, duke e konsideruar “marrëveshjen” një konceptim të Presidencës amerikane, i cilësojnë këta dy individë si “figurantë” në një ceremoni të mirëpërgatitur në Uashington…por në distancë edhe nga Njetanjahu në Izrael…

Së dyti kjo duket një marrëveshje e vecantë, sepse duke futur elementë të ndryshëm në marrëveshje, të tilla si i) “normalizimi ekonomik” që mendohet se con më vonë në “njohjen reciproke” politike (dhe jo anasjelltas) dhe që është vijim i marrëveshjeve për “hekurudhat dhe fluturimet ajrore” të moderuara më parë nga SHBA; madje negociatori Grenell është “mburrur” që në këtë marrëveshje, ndryshe nga ato tradicionalet, i jepet “pesha kryesore” aspektit ekonomik” për me tepër që “aspekti politik” dukej aktualisht i vështirë për tu zgjidhur; ii) “hapja e të dy palëve për marrëdhënie diplomatike të vecanta me Izraelin”…kjo marrëveshje i kalon kufijtë e një marrëveshje “bilaterale”; madje disa analistë europianë e konsiderojnë “marrëveshjen Kosovë-Serbi” të eklipsuar nga mirëkuptimi i tyre me Izraelin dhe iii) futja në lojë e “portit të thellë” të një vëndi tjetër (që mendohet Shqipëria)…e bën atë krejtësisht të ndryshme e madje disa e cilësojnë deri edhe “estravagante”, krahasuar me të gjithë marrëveshjet e mëparshme…e me shumë gjasa me shanse të larta realizueshmërie…

Së treti, kjo marrëveshje përmes “futjes së Izraelit”, një nga partnerët më të rëndësishëm të SHBA e vecanërisht të Trump, mendohet se nga njëra anë i jep shumë “peshë” marrëveshjes por nga ana tjetër e vendos në një pozitë të vështirë e komplekse Kosovën e Serbinë, vecanërisht Serbinë, mes BE dhe SHBA. Sepse BE kërkon nga të gjithë vëndet kandidate për në BE të rrjeshtohen me qëndrimet e saj… Dhe në rastin konkret, BE ka adaptuar qëndrimin që “cështja e Jeruzalemit” të zgjidhet mes Izraelit e Palestinës. Kjo “përthyerje” ka krijuar vecanërisht problem në Beograd që është shprehur se këtë “pikë” të marrëveshjes do ta diskutojë në qeveri. Po ashtu, për këtë aspekt, ka pasur edhe një qëndrim “ndryshe” të Turqisë… vecanërisht ndaj Kosovës…por që duket se është kapërcyer…

Së katërti, në draft marrëveshje ka pasur edhe shumë “surpriza”, ose thënë ndryshe “elementë pikantë”, kryesisht të futur nga “ndërmjetësi amerikan”, por ndoshta edhe nga njëra nga palët që kanë qënë të paktën në dijeni më parë. Disa prej tyre janë refuzuar në minutat e fundit kurse disa të tjera janë pranuar…Duket se suprizat në shumicë nuk kanë qënë të ditura nga palët kurse ndonjë prej tyre dihej nga njëra prej palëve…vecanërisht ato që janë refuzuar…

Së pesti, shumë analistë janë shprehur se draft-marrëveshja ishte më “drejtpeshuar” sesa vetë marrëveshja, sepse elementi “themelor” që siguronte “ballancën”, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, nuk është pranuar nga pala serbe në “minutën e fundit” duke u vendosur si kusht për arritjen e marrëveshjes…por ndërkohë pala kosovare është përshtatur më këtë zgjidhje, sepse është “garantuar” verbalisht, por edhe nga përmbajtja integrale e marrëveshjes, se kjo marrëveshje i “hap rrugën” njohjes së plotë të pavarësisë, me “besimin e madh” dhe optimizmin e arsyeshëm se “nga SHBA për Kosovën mund të vijnë vecse vendime të dobishme”…

Së gjashti, pavarësisht tentativave për të nxjerrë aposteriori përfitime të “vogla” politike nga drejtues të lartë në Kosovë, Serbi e madje edhe në Tiranë, i është dhënë fund projektit të “ndryshimit të kufijve” dhe krijimit të “shteteve të mëdha” në Ballkan…Kjo gjë është realizuar përmes “promovimit të mini-shengenit” i cili është i pakrahasueshëm më projektin e “ndryshimit të kufijve” por edhe shumë i ndryshëm nga projekti i “minishengenit Vucic-Rama-Zaev”, sepse ky i fundit ishte i ideuar sipas interesave të Beogradit apo në projektimin e tij në Nish përjashtohej Kosova.. Në marrëveshje, projekti i “minishengenit” konceptohet si një projekt i bashkëpunimit rajonal, ku Kosova është “entitet” me po të njëjtat të drejta të plota si edhe të tjerët…pra që përfiton nga “lëvizja e lirë” në rajon gjë që deri më sot i ishte refuzuar…Po ashtu duhet pasur parasysh se ky “projekt” do të jetë pjesë integrale e projektit të integrimit në BE…

Së shtati, kjo është një marrëveshje, që shtron rrugën për stabilizmin e marrëdhënieve në rajon, por vijimi i së cilës, si për tu zgjeruar apo thelluar, apo mbi të gjitha për tu implementuar, me shumë gjasa do të përfundojë mbi “shpatullat e BE”…dhe natyrisht do të kërkojë kohë…optimizëm e pozitivitet…

Së fundmi, marrëveshja ka edhe shumë elementë që lexohen apo perceptohen ndryshe nga “aktorë të ndryshëm”, më konkretisht optimistët i lexojnë me optimizëm, pesimistët me pesizëm dhe skeptikët me skepticizëm…ndërkohë që aktualisht ajo duhet të lexohet integralisht e me pozitivitet, kurse në afatgjatë duhet patur parasysh se koha është faktori kryesor dhe i vetëm që mesa duket do të vendosë se kush ka pasur të drejtë…

Një gjë është e sigurtë, gjë që e ka shprehur edhe Grenell pas nënshkrimit të marrëveshjeve (sepse thuhet se ka pasur dy marrëveshje, paksa të ndryshme mes tyre, një për kosovarët dhe një për serbët) se “europianët duhet të jenë të kënaqur” dhe se negociatat në të ardhmen do të drejtohen prej tyre…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...