Rasti i Nikë Prendit në Kombinat, Zëdhënësja e PD i përgjigjet bashkisë: Mendon vetëm për makiazh, shtëpia e qytetarit nuk ndërtohet me një faturë poste!

Tuesday, 08 September 2020 16:40

 

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se programi i rindërtimit duket një mashtrim i madh i Edi Ramës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Zhupa tregon rastin e një qytetari, shtëpia e së cilit është në gjendje katastrofike dhe gjendja e banesës së tij është e njëjtë si në kohën e tërmetit.
Postimi i zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa:
Bashkia Tiranë që kujdeset vetëm për makiazhin e saj as e ka idenë e halleve të qytetarëve të prekur nga tërmeti. Edhe sot pas denoncimit konkret të problemit të qytetarit Nik Prendi u mjaftua me një faturë poste. Nik Prendi se mohoi kurrë që ka marr atë ndihmë, por ajo shumë nuk mjafton as për ilaçet e dy të moshuarve.

Nik Prendi thotë ka shkuar 50 herë dhe askush nuk i thotë çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij. Kjo mënyrë e dale boje e të bërit propagande me hallet e qytetarëve është që në zanafillë e demontuar përballë halleve konkrete të banorëve, banesat e te cilëve janë të dëmtuara nga tërmeti.

Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo rast abuzimi me projektin e dështuar të rindërtimit, i cili ka në themel të tij abuzimet me fondet dhe taksat e shqiptarëve. Te pangopur me vjedhje dhe nga fatkeqësia, kryekllouni dhe vartësi i tij në bashki nuk bindin dot askënd, madje as oborrin e tyre, se po ndihmojnë qytetarët.

Login to post comments