Basha përkujton 74- vjetorin e lëvizjes së parë antikomuniste: Betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku

E mërkurë, 09 September 2020 09:18

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar sot Kryengritjen e Postribës, e cila shënon 74 vjet nga ajo që u quajt edhe si lëvizja e parë antikomuniste në Shqipëri.

Basha thotë se PD udhëhiqet nga ky model, teksa hedh akuza nga pala tjetër si ithtarë të diktaturës që duan të kthejnë Shqipërinë në një regjim të drejtuar nga një grusht njerëzish.

Lideri i opozitës garanton se beteja që filloi 74 vite më parë në Postribë për një Shqipëri europiane, do e përfundojë ai bashkë me shqiptarët.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

 

8 shtatori i 1946-s është një ditë e veçantë dhe e nderuar në historinë e Shqipërisë. Ajo shënon nisjen e rezistencës së popullit shqiptar kundër diktaturës dhe përpjekjen mbarëkombëtare për t’u bashkuar me familjen europiane së cilës i përkasim.

Si çdo përpjekje për t’u larguar nga kthetrat e regjimi famëkeq komunist, kryengritja e Postribës shënoi edhe një plagë e dhimbshme në trupin e kombit tonë. Shtypja e saj e përgjakshme nga makineria terroriste e regjimit të Enver Hoxhës, do të mbahet mend gjatë për dhimbjen dhe shkretimin e familjeve të rëndësishme të elitës shoqërore, intelektuale e morale të Shqipërisë, si familjet e Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdullah Sahitit.

 

Vetëm në ditët e para të kryengritjes komunistët pushkatuan pa gjyq 28 vetë në Postribë. Pushkatimet dhe përndjekjet u shtrinë edhe në Shkodër, Mirditë, Pukë dhe Malësi të Madhe. Mbi 60 personave u mori jetën regjimi komunist. Dhjetëra të tjerë u dergjën burgjeve dhe lanë eshtrat në galerat e errëta ku u shtrënguan të punojnë të uritur dhe të etur. Mijëra të tjerë vuajtën dënime të padëgjuara me burgim, tortura në hetuesitë e regjimit dhe dhimbje për vitet e vjedhura dhe familjet e humbura një herë e përgjithmonë.

Sakrifica e malësorëve martirë për lirinë e Shqipërisë që sapo kishte hyrë në kapitullin më të errët të historisë së saj, mbetet dhe sot përmasa më e plotë e përpjekjeve të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e qytetërimit dhe dinjitetit europian.

Ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish.

Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj. Shpreh bindjen se betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku.

Lavdi përjetë heronjve të Postribës!

Modifikuar më E mërkurë, 09 September 2020 09:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...