Do shqyrtojnë mosmarrëveshjet për zgjedhjet e 25 prillit, betohen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor

E Enjte, 10 September 2020 10:22

 

Janë betuar sot para presidentit të Republikës, Ilir Meta 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, të cilët do të shqyrtojnë mosmarrëveshjet që mund të lindin nga zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet fjalë për gjyqtarët Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja dhe si dhe Esmeralda Çeka. Kujtojmë se përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti që u hodh dy ditë më parë në prani të përfaqësuesve të partive politike por edhe mediave.

Ndërkohë shorti nuk përzgjodhi as emrin e Ardian Dvoranit, i cili nëse do të ishte fitues do duhej të betohej sot tek Presidenti i Republikës Ilir Meta, që e ka paditur për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Login to post comments