Ambasadorja amerikane në Shkodër, takim me Voltana Ademin, por ka dhe surpriza. Kim: Vendi që më përshtatet mua

E Enjte, 10 September 2020 12:11

 

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka nisur sot një vizitë dy ditore në Shkodër. Takimin e parë ambasadorja amerikane ka pasur me kryebahskiaken e Shkodrës Voltana Ademi në zyrën e saj. Ademi nga ana e saj vlerësoi kontributin që Amerika ka dhënë për Shkodrën, ndërsa ambasadoren Kim e ka pritur dhe një surprizë. Një vajzë e vogël ka hyrë në zyrë në nisje të takimit dhe i ka dhuruar një trëndafil.

“Jam e kënaqur që jeni sot këtu, për marrëdhëniet që kemi me shtetin amerikan dhe me emigrantët në Amerikë. Ardhja juaj është edhe një mbështetje dhe komunikimi që ne kemi me ambasadën dhe për mbështetjen që SHBA kanë dhënë për administrimin vendor por edhe për mbështetjen për njerëzit në nevojë”, tha Ademi.

 

Ndërsa ambasadorja amerikane tha se Shkodra ka një frymë pavarësie, duke theksuar se është qyteti që i përshtatet asaj.

“Është kënaqësi për mua që jam këtu. Është kënaqësi t’ju takoj, pasi kemi pasur komunikimin përmes videos. Ajo që kam mësuar për Shkodrës është fryma e pavarësisë, qëndrueshmëria juaj dhe sa herë dëgjoj historinë e Rozafës më bën të mendoj që Shkodra është vendi im, vendi që më përshtatet mua. Unë do të qëndroj për dy ditë në Shkodër, do vizitoj qëndrat kryesore dhe disa restorante”, tha Kim. Ndërsa ambasadorja Kim i dhuroi kryetares së bashkisë Shkodër një maskë.

Login to post comments