Baca Sabri bëhet me pasaportë: I dashur z. President Meta, më keni bërë krenar!

E Enjte, 10 September 2020 15:22

 

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera Fejzullahu ditën e djeshme kanë marrë nënshtetësinë shqiptare.

Përmes një postimi në “Instagram” Fejzullahu ka falenderuar presidentin Meta duke u shprehur se i është vlerësuar puna dhe angazhimi i tij ndër vite.

 

“I dashur President Meta, Jam i nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë Shqiptare. Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim nji jetë të tërë në rriten dhe lartësimin e zërin dhe kulturës Shqiptare kudo nëpër botë. I dashur President, unë sot me pasaportën Shqiptare nuk Jam më shumë shqiptar se që isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë, Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të cilës ju i shërbyet me guxim dhe nder i dashur President. Të faleminderit shumë! Ndjehem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë.”– shkruan Sabri Fejzullahu krah fotos ku shihet me bashkëshorten e tij dhe me pasaporta në duar.

Fejzullahu deri tani ka sjellë një sërë projektesh dhe mbi supe ka më shumë se 50 vite karrierë. Si ai ashtu dhe djali i tij, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu kanë kontribuar shumë në muzikën shqiptare.

Vetëm pak kohë më parë edhe Ermali me familjen e tij u pajisën me pasaportën shqiptare.

Login to post comments