Këshilltari ligjor i Metës dhe argumentet kushtetuese nxjerrin nga vetja Erjon Braçen

E Enjte, 10 September 2020 20:09

Sot si pa u vënë re Kuvendi përmes Komisiont të Ekonomisë dhe Financave ka shqyrtuar dekretin e Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr.102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Kujtojmë se ky është ligji i hartuar direkt nga Zyra e Kryeministrit dhe i miratuar nga Kuvendi në datë 29 korrik 2020. Me këtë ligj mazhoranca bën fakt ndarjen e Shqipërisë jo më në 12 Qarqe siç parashikon Kushtetuta por në 4 Rajone.

 

Presidenti Meta e ktheu këtë ligj në fillim gushti 2020 duke renditur një seri argumentash dhe nene të kushtetutës me të cilat bie ndesh ky ligj, i cili soc citon Presidenti ne dekretin e tij ka për qëllim krijimin e avantazheve politike të mazhorances dhe anashkalimin e pushtetit vendor permes instrumentave dhe strukturave paralele qe nuk njihen as nga kushtetuta dhe as nga ligji.

Prezent në këtë mbledhje te zhvilluara on’line ka qenë dhe Këshilltari Ligjor i Presidentit Meta, z.Bledar Dervishaj i cili ka mbrojtur dekretin e Presidentit duke evidentuar të gjitha shkeljet e Qeverisë, Kryeministrit dhe të Kuvendit.

Siç nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë në historinë e komisioneve parlamentare, ku është bërë zakon tashmë që ligjet në emër të qeverisë mbrohen nga specialistët e institucioneve, sot ka kërkuar me ngulëm të jetë pjesëmarrës në diskutimin e Dekretit të Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit tepër të debatueshëm nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, vetë Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe personalisht.

Mbledhja e sotme është zhvilluar mes debateve midis Këshilltarit Ligjor të Presidentit të Republikës, z. Bledar Dervishaj dhe Zëvendëskryeministrit Erion Braçe.

Tonet e ashpra sulmuese të z. Braçe, mungesa e argumentit juridik, pathosi me të cilin është shfaqur në mbledhjen e sotme si iniciator i ligjit, mbase janë pasojë direkte e dëshirës së tij për ta zbatuar sa më parë, ligjin që i lë në dorë vetë personalisht Zëvendëskryeministrit fatet e të gjitha fondeve publike për t`u investuar për zhvillimin vendor, duke e kthyer de facto dhe de-jure në një ministër me “portofolin plot” në qeverinë Rama, përkundrejt rolit që ka patur deri më tani, atë të kontrollit të respektimit të orarit të punës nga administrata dhe firmosjes së vendimeve që vetë Rama i shmanget.

Ajo që duket se ka ndezur Zv.Kryeministrin Braçe ishte konstatimi i Presidentit në dekret se Kuvendi, pushteti vendor dhe nje seri instituciojesh te tjera shteterore sot dominohen nga e njëjta forcë politike dhe ndërkohë Gjykata Kushtetuese ende nuk është funksionale për të shqyrtuar shkeljet e mëdha të qeverisë dhe Kuvendit.

Në link-un më poshtë, mund të ndiqet debati live në emision dhe qëndrimi jo proporcional i Zëvendëskryeministrit, përballë qetësisë së argumenteve të Këshilltarit të Presidentit, z. Dervishaj.

Ky i fundit, me shumë elegancë i rikujtoi z. Braçe se argumentet që ai i quajti të pabazuara, ishin po të njëjtat argumente kushetetuese të Presidentit të Republikës dhënë në Dekretin nr. 11443, datë 2 mar 2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese’, të ndryshuar”’.

Dervishaj i përmendi të pranishmëve se, këto argumente që ka evidentuar Presidenti dhe që zoti Brace sot i quan të pavërteta, Kuvendi i Shqipërisë i kishte pranuar vet me Vendimin nr. 44, datë 23.07.2020 përmes të cilit është miratuar Dekreti i Presidentit i datës 2 mars 2020 i nënshkruar në shesh përpara të gjithë Shqiptarëve.

Kujtojmë që dekreti i 2 marsit i pranuar nga Kuvendi është i njëjti dekret i vlerësuar edhe nga Komisioni i Venecias që i dha të drejtë Presidentit Meta, lidhur me disa ndryshime antikushtetuese te mazhorances në procesin e betimit te gjyqtareve kushtetues.

Edhe pse mazhoranca me forcen e kartonit e rrezoi dekretin e Presidentit, Keshilltari i Presidentit Meta, paralajmeroi mazhorancen se fjalen e fundit do ta kete Gjykata Kushtetuese.

Ajo qe terhoqi vemendjen e medias sot, ishte censura qe iu bë Institucionit të Presidentit t÷ Republikes, qe gjate mbledhjes se Komisionit, iu lejuan vetem nderhyrjet me zë, nderkohë që nuk ia mundesuan lidhjen live edhe me figure.

Mbase nje gjetje e rradhes kjo, per t’i hequr publikut te drejtën që të informohet objektivisht nga te gjithe aktoret.

Publiku mund të njihet me këto argumente, si për ligjin nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, ashtu dhe për kthimin e ligjit 14/2020 në linqet:

Ndiqni debatin e sotëm në Komisionin e Ekonomisë:

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...