“Çadra na zë frymën, fëmijët i futa në shtëpinë e shembur nga tërmeti”. Me burrin e paralizuar, gruaja në Lezhë i lutet Zotit e shtetit për ndihmë

Premte, 11 September 2020 09:45

 

Tërmeti i 26 nëntorit vazhdon të prodhojë pasiguri tek banorët që u prekën prej tij, të cilët ndihen të braktisur nga shteti. Banorja e Lezhës Albina Vuka, së cilës shtëpia i është kthyer në një gërmadhë, thotë se ka 10 muaj që bashkë me tre fëmijët dhe burrin e sëmurë me karrocë, jetojnë në çadër dhe kontenier.

Në dy muajt e fundit, për t’i shpëtuar temperaturave dhe vështirësisë që ka qëndrimi në çadër, është detyruar që të futet në shtëpinë e shpallur të pabanueshme dhe për t’u shembur. Ish-nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, u njoh nga afër me shqetësimin e kësaj familjeje, të cilës edhe pse shtëpia u është cilësuar DS4, ende nuk po shohin ndihmë nga shteti. Albina Vuka shprehet se dimri po afron dhe se do jetë akoma më e vështirë për ta, nëse institucionet përkatëse nuk e riparojnë sa më shpejt shtëpinë e saj.
Albina Vuka: Unë jam Albina Vuka. Nëna e 3 fëmijëve, bashkëshorti i sëmurë ka 5 vite, është i paralizuar ne karrocë. 10 muaj ka domethënë që ne flemë jashtë. Shtëpinë e kanë nxjerr DS4, të pabanueshme.
Alfrida Marku: Të pabanueshme. Që duhet të rindërtohet.
Albina Vuka: Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ata thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë po unë nuk jam duke parë gjë. Prej tërmetit në kontenier e në çadër kemi kaluar, ka 2 muaj kam ndenjur në çadër. Në çadër nuk munda të rri më se është e papërballueshme, çadra se na zë dhe frymëmarrja. I kam nxjerr fëmijët, i kam futur në shtëpi të shembur.
Alfrida Marku: Dhe duke rrezikuar jetën?!
Albina Vuka: Edhe duke rrezikuar jetën e fëmijëve!
Alfrida Marku : Sepse shtëpia është e pabanueshme…
Albina Vuka: Shtëpia është e pabanueshme.

Alfrida Marku: Dhe akoma s’ka asnjë veprim për me nis ndërtimin e saj?!
Albina Vuka: S’shohim gjë, deri në këtë minutë nuk shohim gjë! Që duhet të rindërtohet. Do ta bëjmë, ato thonë do ta bëjmë, do ta bëjmë, po unë s’jam t’u pa.
Alfrida Marku: Pashë një libër aty te dhoma.
Albina Vuka: Po!
Alfrida Marku: Fëmijët mësojnë te shtëpia e dëmtuar?
Albina Vuka: Po, në shtëpi të dëmtuar hyn dhe mëson vajza. Ku do të mësojë? Në kontenier i sëmuri do qetësi, këtu nuk rrihet prej nxehtit, të zihet fryma. Ku ka gjet qetësinë? Në shpi të pabanueshme. Asnjë send nuk kërkoj tjetër, vetëm kërkoj të më bëjnë një grimë shpi e të fus 3 fëmijët brenda dhe burrin e sëmurë brenda. Unë nuk kërkoj gjë prej shtetit tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...