“Çdo mësues duhet të testohet për COVID-19”/Çfarë rekomandon Basha në prag të nisjes së vitit të ri shkollor

Premte, 11 September 2020 10:38

Në pragë të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i PD, Lulzim Basha kërkon që çdo mësues të testohet për covid-19 që ditën e parë të shkollës.

Në një postim në Facebook, Basha rekomandon të bëhen testime periodike për të shmangur zinxhirin infektues.
Sipas tij, nuk mjafton vetëm dizinfektimi dhe klasat me turne, por duhen masa urjgente për të mbrojtur fëmijët dhe stafin pedagogjik.

“Nuk mjafton vetëm dizinfektimi dhe klasat me turne, duhen masa urjgente për të mbrojtur fëmijët dhe stafin pedagogjik. Tashmë shumë, pranë nisja e vitit të ri shkollor është një ditë e mirëpritur nga mijra nxënës, prindër dhe staf pedagogjik në të gjithë vendin. Ky vit nis në kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve me covid19 vazhdon të jetë të lartë ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve.

Veç dezifektimit të ambjenteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mesimor. Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të covid 19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën”, tha kryedemokrati.

Sipas tij, ky plan do të zbatohet nga Kosova.

“Ndërkohë qe Kosova pritet ta zbatojë këtë plan, qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për të siguruar testimet për stafin mësimor. Jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve është sot më i rëndësishëm se çdo shoë politik”, shkruan Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...