Kosova pas Uashingtonit e Brukselit: marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë e gjilpëra në plevicë

Premte, 11 September 2020 11:12

 

GENC POLLO

Kur në kuadrin e një turi europian në qershor 2007 Presidenti amerikan, George W. Bush, vizitoi dhe Shqipërinë, nderimet e veçanta shtetërore dhe entuziazmi masiv i popullit në rrugë ishin në kontrast me pritjen e vakët apo edhe të ftohtë gjetiu. Media europiane, përgjithësisht kritike ndaj Bushit, raportoi kryesisht pohimin e një televizioni shqiptar pranë opozitës se Presidentit i kishin vjedhur orën në Fushë-Krujë. Pohimi ishte krejt pa burime dhe Shtëpia e Bardhë menjëherë e mohoi zyrtarisht atë. Ky episod m’u kujtua teksa lexoja ditët e fundit komentet në Europë mbi marrëveshjen për normalizimin ekonomik mes Kosovës e Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë, antipatia ndaj personit Donald Trump në Europë është shumëfish më e lartë se ajo ndaj George Bushit asokohe e nuk kufizohet vetëm në qarqet e majta. Prandaj, nuk ishte surprizë që shqetësimi se mos Presidenti amerikan përfitonte elektoralisht dominonte ndaj konsideratave mbi dobinë e mundshme të këtij akti për popullin në Kosovë e në Serbi. Edhe toni ishte përgjithësisht qesëndisës. Ndërsa komentet më të specializuara fokusoheshin për shembull:
– te mangësitë e dokumentit të nënshkruar në prizmin e teknikës së traktateve, ndërkohë që marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësimin e Brukselit janë të përsosura në këtë aspekt, por megjithatë implementimi tyre, për pasojë edhe dobia, ka mbetur afër zeros;

– te paralelizmi i projekteve të marrëveshjes amerikane me ata të Procesit të Berlinit, gjë që është e vërtetë, por SHBA në 4 shtator ofroi edhe mbështetje financiare për ta;

– te fakti që përsëriten impenjimet e marra nga dy palët në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja, i cili filloi në vitin 2011, edhe pse aty-këtu pranohet se karota europiane shpesh nuk ka mjaftuar për zbatimin në terren dhe është dashur “shkopi” amerikan për “të kry punë”;

-te fakti që disa angazhime janë jashtë kontekstit ballkanik e synojnë reduktimin e influencës në Kosovë e Serbi të fuqive antiperëndimore, megjithëse kjo influencë ka qenë e është edhe shqetësim madhor i Europës e deri tek elemente disi ekscentrike të tekstit (kur nuk të prishin punë, çfarë halli ke?!) e kështu me radhë.

Gjithashtu kritikohej aksioni në kokë të vet i amerikanëve, të cilët rrëmbyen rolin leader dhe nuk qenkëshin konsultuar e koordinuar me Brukselin dhe Europën në përgjithësi. Kjo e fundit është me bazë, pasi mosbashkëpunimi transatlantik është ogur i keq për Kosovën e Ballkanin. Por problemin duam ta quajmë të kapërcyer pas sqarimit të negociatiorit Grenell për këtë çështje. Ai tha se Uashingtoni kishte qenë në kontakt të ngushtë me Berlinin e Parisin dhe se SHBA do të mbështesnin fort dialogun e drejtuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell, e i dërguari i posaçëm i tij, Lajçak.

Ajo që dallon kësaj here në komentet në shqip, sidomos në Kosovë, është se një numër shumë më i madh zërash e penash kanë adoptuar tone ultra kritike ndaj marrëveshjes e jo rrallë jomiqësore ndaj kumbarëve amerikanë të saj. Mbase kjo reflekton qasjen ndaj personit Donald Trump në qarqet politiko-kulturore jo vetëm të majta në Europë; mbase është inerci e inatit për shkarkimin e qeverisë së parë pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit

Çdo marrëveshje është produkt i kontekstit e i kompromisit dhe të pretendosh në të perfeksionin apo maksimalen, është si të kërkosh gjilpërën në plevicë. Por, ndërsa Serbia po tenton të diversifikojë miqtë e aleatët, Kosova laj-thaj mbetet me Europën e Amerikën. Prandaj shpresoj shumë që këto ekzagjerime të jenë të përkohshme e të kaluara. vijon

* Ish-ministër e deputet

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...