Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shfaqet Edi Rama teksa premton legalizime falas.
“Dy gjëra, këto katër vite, do merrem unë personalisht dhe do përgjigjem unë personalisht mbas 4 vitesh, nuk do t’ja vë absolutisht përgjegjësinë askujt: Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në zonat informate; uji në parcelë në çdo metër katror tokë buke dhe ujin e pijshëm në çdo shtëpi. Me këto dy gjëra do merrem unë dhe do përgjigjem unë”, është premtimi i bërë nga Edi Rama në qershor të vitit 2013-të, vetëm pak ditë para mbajtjeve të zgjedhjeve parlamentare, kur socialistët erdhën në pushtet.
Ndërkaq, në video, mbas 7 vitesh shfaqet sërish Edi Rama ku gjatë inspektimeve dje në Malësinë e Madhe një zonjë i ankohet për mungesën e ujit.
“Vetëm uji na mungon”, i thotë gruaja edi Ramës i cili ul kokën dhe ikën pa i kthyer asnjë përgjigje shqetësimit të thjeshtë të gruas.
Dhe lidhur me këtë, Vasili pyet përmes rrjeteve sociale se kushe beson më këtë njeri.
“A ka shqiptar, që e beson më këtë njeri??”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në komentin bashkëngjitur videos së mëposhtme.