Ambasadorja e SHBA takon Ditmir Bushatin në Shkodër

Premte, 11 September 2020 18:41

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Shkodër, ku ka takuar kryebashkiaken e këtij qyteti Voltana Ademi. Dje në mbrëmje diplomatja amerikane ka takuar dhe ish-ministrin e jashtëm dhe njëkohësisht deputetin socialist Ditmit Bushati. Fotoja nga darka e tyre është siguruar nga televizioni “TV1Channel”, në Shkodër.

Ende nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit në takimin mes tyre, pasi ende nuk ka asnjë reagim nga ta lidhur me këtë darkë. Ish-ministri, Ditmir Bushati njihet si një ndër të paktët kritikë brenda PS-së ndaj Edi Ramës.

 

Takimi vjen pak kohë pas Ditmir Bushati është larguar nga Edi Rama nga drejtimi i PS-së së Shkodrës dhe ditët e fundit nuk kanë munguar sulmet e deputetëve të PS-së ndaj kolegut Bushati.

Disa ditë më parë, në mbledhjen e parë si drejtues i Qarkut të Shkodrës, Ilir Beqaj tha se nuk dihej se ku ishte ish-ministri. “Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS-në këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo, dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër”,- shprehej Beqaj.

Diplomacia funksionon me mesazhe dhe nga takimet e Yuri Kim në Shkodër bie në sy se ka takuar vetëm Voltana Ademin, e vetmja kryebashiake e opozitës në gjithë vendin dhe kritikun e vetëm në PS të modelit qeverisës së Edi Ramës, ish-ministrin Ditmir Bushati.

https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/09/Kim-Bushati-300x300.jpg 300w, https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/09/Kim-Bushati-1024x1024.jpg 1024w, https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/09/Kim-Bushati-150x150.jpg 150w, https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/09/Kim-Bushati-768x768.jpg 768w, https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/09/Kim-Bushati-75x75.jpg 75w, https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/09/Kim-Bushati-750x750.jpg 750w" alt="" width="1080" height="1080" class="alignnone size-full wp-image-1164278" style="box-sizing: border-box; margin: 5px 20px 1.25em 0px; padding: 0px; border: 0px; font: inherit; vertical-align: middle; max-width: 100%; height: auto;" data-pin-no-hover="true" />

Modifikuar më Premte, 11 September 2020 18:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...