Gara për zgjedhjet 2021, përse Basha është shumë hapa para Ramës drejt finishit

Saturday, 12 September 2020 10:37

 

Nga një vëzhgim i gazetës MAPO rezulton se Bashës i mjafton rezultati i vitit 2013, dhe aleatët të qëndrojnë në pozitat e dy zgjedhjeve të fundit për të arritur në rreth 830 mijë vota ose diku te 76-77 mandate, edhe me ndryshimin e sistemit. Rama është në pozita të disfavorshme, prandaj kërkon 800 mijë vota për 74 mandate, aq sa ka aktualisht. Në vitin 2017, mesatarja e një mandati ishte 11.500 vota, por për shkak se votat e opozitës shkuan dëm, PS arriti në këtë numër me 10300 vota për mandat, ose 88 mijë vota më pak se kërkoheshin.

Edi Rama që prej mbledhjes së Labinotit, po i mëshon thuajse çdo ditë faktit se i duhen 74 deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit 2021, dhe jo më kot. Njësoj si në zgjedhjet lokale të vitit 2019, ai kërkon të ushtrojë trysni mbi kundërshtarin. Tepsia e votave, nuk e lejon të bëjë shumë makinacione. Firot e pushtetit dhe pakënaqësia e shkaktuar nga qeverisja e keqe, nuk mund të rikuperohen në më pak se tetë muaj që i kanë mbetur.

Faktin se Rilindja tashmë e ka në kufijtë e të pamundurës të fitojë një mandat të tretë, e pranojnë në heshtje dhe vetë deputetët e Ramës. Të vetmit që i bashkohen “berihajit”, të fitores janë ata të përhershmit, Balla, Spiropali apo Veliaj që edhe mes vetë militantëve më të devotshëm të PS-së e kanë besueshmërinë afër nivelit zero.

Karikatura e Bujar Kapexhiut me titull “Vrapi i fitores” në numrin e sotëm të MAPO ka një domethënie mjaft të madhe. Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka përballë një kundërshtar të lodhur, pa ide, të gjunjëzuar dhe gati të dorëzuar. Dhe në rast se ndjekim sjelljen e elektoratit, është tamam kështu. Lulzim Basha, e ka më të lehtë rrugën drejt fitores. Atij i duhet vetëm të menaxhojë burimet njerëzore, të afrojë qejfmbeturit e vjetër apo të rinj, të ngushtojë distancën me njerëzit, t’i bindë se nën qeverisjen e tij bilancet do jenë ndryshe.

Avantazhi i tij ndaj kundërshtarit, në këtë garë është i dukshëm. Rama s’ka më kë fajëson për qeverisjen e keqe. Sidomos në mandatin e dytë ku ai kërkoi timon e tepsi i vetëm, gjërat vetëm sa u përkeqësuan. Atij (Ramës) s’i ka mbetur gjë tjetër në dorë vetëm të shantazhojë të tijtë. T’u kërkojë që t’i kthejnë “nderin” që i mbajti tetë vite në pushtet. Të zhveshë nga vetja peshën e fajit për ta shkarkuar atje ku nuk është.

Këtë e kanë kuptuar së fundmi emra si Sandër Lleshi apo si Besa Shahini, që në prag fushate e kuptuan se Rama i përdori sa mundi dhe tashmë i flaku tej. Ata nuk arritën dhe nuk do arrijnë kurrë të bëhen pjesë e enturazhit rilindas, për faktin e thjeshtë: Nuk sjellin vota.

Por përse themi se në zgjedhjet e vitit 2021, Basha e ka më të lehtë së bashku me aleatët finishin e pushtetit. Për një arsye fare të thjeshtë, i mjafton të ripërsërisë një nga rezultatet e dy zgjedhjeve të fundit parlamentare 2013 ose 2017, ndërsa aleatët të ruajnë pozitat e tyre të zgjedhjeve të 2017.

Nga ana tjetër Rama e pranoi vetë, se ka firo votash. Kur një gjë e tillë arrin të artikulohet nga një kryeministër, atëherë eksperienca ka treguar se nuk bëhet fjalë për 1 mandat nga 75 që ka aktualisht në 74. Firo elektorale është më e madhe se aq. Pas tetë vitesh pushtet në vitin 2013, Sali Berisha pati një firo prej gati 200 mijë votash, dhe megjithatë sërish arriti të marrë 57 deputetë me gjithë aleatët. Për sa u përket këtyre të fundit, këta kanë ruajtur qëndrueshmëri votash të paktën po t’u referohemi zgjedhjeve të 2015 dhe atyre të 2017.

Bashës dhe aleatëve iu mjaftojnë votat e 2013-ës, për të marrë 77 mandate

Synimi i Edi Ramës është që të dalë forcë e parë, dhe më pas të ketë mundësi të shkelë syrin sa andej këtej partive të tjera për të marrë në gjirin e tij ndonjë deputet me qëllim formimin e qeverisë. Për t’ia arritur kësaj i duhet të shkojë në pozitat e Sali Berishës në vitin 2009, kur numrat e mandateve të fituara nuk e lejonin të formonte kabinet, dhe thirri në qeveri Ilir Metën, me katër mandate të fituara. Për të arritur në shumën e 70 deputetëve Ramës i duhen mbi 700 mijë vota që në terrenin elektoral është shumë e vështirë për t’i marrë.

Image

Në ditën më të mirë të tij Rama, nuk ka marrë më shumë se 713 mijë vota në zgjedhje të ndershme, dhe ky ishte viti 2013. Katër vite më parë në vitin 2009 Rama nuk arriti të merrte më shumë se 620 mijë vota, çka u konvertuan në 65 deputetë. Në vitin 2017, pas katër vitesh konsum politik ai shkoi në shifrën e 764 mijë vota, pra u rrit me diçka më shumë se 50 mijë vota nga viti 2013. Në fakt kjo nuk shkon me asnjë logjikë elektorale zgjedhore.

Pra, Rama maksimumi mund të ruante rezultatin e katër viteve më parë por jo një rritje të tillë, e cila bazuar dhe në numrin e pakët të zgjedhësve në atë vit i siguroi atij një mandat të vetëm. Në ato zgjedhje ai hyri pa program, pa ide dhe pa bilanc. Thjesht me akuza ndaj ish-aleatit të tij, duke kërkuar i vetëm timonin pushtetit. Siç rrodhën më vonë ngjarjet, u mësua se në jo pak qarqe të vendit, rritja e votave ishte siguruar me anë të presionit apo blerjes së votave. Pra e thënë më shkurt, Ramës i duhet të ripërsërisë së paku rezultatin e 2013-ës.

Mandatet e 2017-ës

Në krahun tjetër politik kemi një tjetër panoramë. Pavarësisht manovrave hileqare të kryeministrit, me ndryshimet kushtetuese ku qëllimi ishte goditja e koalicioneve parazgjedhore, sërish ato s’mund të ndalohen plotësisht. Natyrisht dalja me kandidatë të përbashkët në lista do i hapte jo pak punë PD-së. Por me sa duket dhe kjo e ka një zgjidhje. Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, pak ditë më parë tha se e djathta mund të dalë në koalicione të ndryshme, dhe partitë aleate të dalin në koalicion më vete. Pra, PD të dalë e vetme, dhe LSI, PDIU dhe partitë e tjera me lista të përbashkëta.

Një zgjidhje tjetër do ishte dhe ajo e koalicionit mes partive aleate që sjellin më shumë vota dhe të tjerëve së bashku. Ekspertët e zgjedhjeve shprehen se kjo do sillte maksimizimin e votës për të djathtën dhe më pas bashkimin në koalicion qeverisës sipas votave që kanë hedhur në thesin e përbashkët opozitar. Për të arritur në mandatin e tretë qeverisës së bashku me aleatët PD-së do i mjaftonte që të ruante rezultatin e vitit 2013 ku ajo arriti të merrte së bashku me partitë e vogla 57 deputetë, ose diku te 528 mijë vota me të cilat mori rreth 50 mandate ndërsa shtatë i morën aleatët.

Këtyre të fundit, do i mjaftonte të ruanin rezultatin e dy viteve zgjedhore, 2015-2017, ku LSI-PDIU morën përkatësisht 226 mijë dhe 76 mijë vota. Në total vetëm nga këto tre parti mund të sigurohen 830 mijë vota, ose diku te 76-77 mandate, pavarësisht se nuk janë në lista të përbashkëta. Po t’i shtojmë kësaj dhe shumatoren që sigurojnë PAA, PDK apo PR atëherë rezultati del deri në tri mandate më shumë për të djathtën. Bazuar në analizat zgjedhore, eksperienca ka treguar se si LSI si PDIU që nga 2013 e këtej kanë ditur t’i ruajnë pozitat e tyre në elektorat.

Gjithsesi nga një projeksion i gazetës MAPO, duke iu referuar vitit më të keq zgjedhor për Partinë Demokratike, duke llogaritur si vota për PS-në dhe manipulimet e gjithçka tjetër, del në rezultatin se si pasojë e sistemit, koalicioni opozitar sërish del fitues të paktën me dy vende më shumë se e majta. Shkrimi është botuar më 20 qershor me titullin “E vërteta e koalicioneve, Opozita do të fitonte edhe në 2017”.

Në pushtet i pavotuar dhe me 88 mijë vota më pak

Edi Rama mori një fitore hilacake në vitin 2017 dhe këtë kërkon ta ripërsërisë sërish. Në atë vit morën pjesë në zgjedhje sipas KQZ 1.613.960 votues, ose 47.6 %. Mesatarja e një mandati sipas sistemit proporcional duhej të ishte rreth 11.500 vota, por nga përçarja e koalicionit të djathtë dhe shkuarja dëm e votave të mbledhura Ramës i ka rënë një mesatare prej 10300 votash për mandat, ose 1200 më pak.

Me një llogari të thjeshtë, i bie që për 74 mandatet e marra i duheshin jo pak por 88 mijë vota më shumë, të cilat i mungojnë në llogarinë e tij. Kjo është arsyeja se përse Rama në këto zgjedhje kërkon shifrën prej 800 mijë votash, që korrespondojnë me 74 mandate, aq sa mori dhe në zgjedhjet e kaluara. Listat e hapura ishin zgjidhja e fundit e tij, pavarësisht se ai nuk i ka dashur. Por që të marrë 74 mandate në këtë sistem zgjedhor, atij nuk i bën më punë as rezultati i vitit 2013, kur qeverinë ia formoi LSI-ja dhe as ato të vitit 2017, ku mori qeverinë me gati 90 mijë vota mangët, pavarësisht manipulimeve.

Një problem tjetër që shoqëron të majtën është dhe statura e personave që ajo do të dërgojë në rrethe. Deri më tani, Rama ka përzgjedhur 11 të deleguarit që do drejtojnë fushatën në 11 qarqe. Mes tyre bien në sy emra të përfolur për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar, apo manipulime zgjedhjesh. Shumë analistë politikë e shpjegojnë me faktin, se Rama tashmë nuk ka ku zgjedh më elementë të rinj. Taulant Balla tha se në përzgjedhjen e emrave do aplikohet me platformë online, por a mjafton. Në krahun tjetër, opozita ka ndërmarrë një proces tjetër, atë të votimit direkt nga baza. Nga 3600 emra të paraqitur në garën për kandidatë në fazën e dytë të procesit janë përzgjedhur 960 emra, deri sa në fund do mbeten me gjithë bashkitë rreth 200 emra. Natyrisht është një fazë delikate për opozitën, ku Basha duhet të jetë i vëmendshëm sidomos me personat që kanë mbetur jashtë gare, që kanë pretendimet e tyre mbi drejtësinë e procesit, për të mos u përsëritur sërish situata e vitit 2017, ku anëtarësia u nda më dysh.

Kryetari i PD së Fierit Luan Baçi, paraqiti dje një formular të shpërndarë nga Bashkia e Fierit, ku sipas tij bëhej fjalë për shantazhin që i bëhej administratës, për të deklaruar votat për familje, por edhe angazhimin në fushatë për PS-në. Sipas tij çdo drejtues në atë bashki duhet të siguronte 30 vota e lart për PS-në, diçka që në ndryshimet që i janë bërë Kodit Zgjedhor dënohet me ligj.

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD shpërndau një letër-porosi të gjitha degëve të PD-së në rrethe dhe Tiranë, ku iu kërkonte degëve që “Të identifikojnë të gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore që kanë shpërndarë një Formular të tillë apo që shantazhojnë punonjësit e tyre për qëllime politike/elektorale, si dhe të dokumentohen veprimet e paligjshme të çdo punonjësi të administratës shtetërore që angazhohet në veprimtari politike me qëllim elektoral. Për secilin prej tyre të dhënat të përcillen në Shtabin Qendror në PDSH për efekt dokumentimi dhe për përgatitjen e kallëzimeve penale në prokurori”.

Duket se Edi Rama i druhet fort një braktisjeje të ngjashme me atë të vitit 2019 në zgjedhjet lokale ku hyri i vetëm. Shifrat zyrtare tregojnë një pjesëmarrje prej gati 23 % ose 50% më të ulët se ajo e vitit 2017. Nga 811 mijë votues PS pretendon se mori 764 mijë, e njëjta shifër me atë të vitit 2017.

Por në ditën e zgjedhjeve pjesëmarrja deri në orën 15 ishte vetëm 11% që korrespondon me rreth 388 mijë votues. Pas angazhimit të të gjithë arsenalit dhe strukturave, në orën 18.00 kur do mbylleshin qendrat e votimit, mediat në kohë reale raportuan rreth 19% ose diku tej 671 mijë votues. Ishin pikërisht orët kur, PD pretendon se filluan të mbusheshin kutitë e votimit nga militantët, dhe regjistrat regjistronin firma nga e njëjta dorë. Më tej KQZ iu desh një muaj për të nxjerrë rezultatin final, që u ngrit me 140 mijë vota më shumë, ose 4%.

Një proces qesharak, po ta mendosh se pjesëmarrja del në momentin që mbyllen qendrat e votimit, nga komisionet. Procesi është i thjeshtë, numërohen votat e papërdorura që kanë mbetur, dhe zbriten nga shuma që ka marrë në dorëzim komisioni në momentin fillestar, diferenca e mbetur janë fletët e përdorura, krahasohen numrat me regjistrat duke nxjerrë numrin e votuesve. Gjithsesi, pavarësisht kësaj, më shumë se 46 mijë vota ose 6% të totalit u nxorën të pavlefshme nga votuesit në mënyrë demonstrative duke deklaruar shpesh se janë nxjerrë nën kërcënim nga shefat e tyre në administratë.

PD pretendoi se KQZ me anë të Denar Bibës, manipuloi shifrat e pjesëmarrjes me 280 mijë persona. Ajo për këtë i referohej të dhënave të saj nga qendrat e votimit në gjithë Shqipërinë çka do të thotë se në zgjedhje morën pjesë diku te 530 mijë persona. Po t’i heqim dhe ata 46 mijë që në mënyrë demonstrative, deklaruan votën kundër në këto zgjedhje, atëherë rezulton se “kryeministri më i mirë” e ka rrudhur PS-në dhe më shumë se në zgjedhjet e vitit 1992, kur ende nuk kishte ndërruar emrin që nga koha e monizmit./Mapo

Si do të ishte rezultati në rast se opozita do kishte hyrë e bashkuar në vitin 2017

Berat

PS PD LSI PDIU

4 1 2 –

Dibër

PS PD LSI PDIU

2 2 1 1

Durrës

PS PD LSI PDIU

7 4 2 1

Elbasan

PS PD LSI PDIU

6 3 2 3

Fier

PS PD LSI PDIU

9 4 2 1

Gjirokastër

PS PD LSI PDIU

3 1 1 –

Korçë

PS PD LSI PDIU

5 4 2 –

Kukës

PS PD LSI PDIU

1 2 – –

Lezhë

PS PD LSI PDIU

3 3 1 –

Shkodër

PS PSD PD LSI PDIU

4 1 5 1 –

Tiranë

PS PD LSI PDIU

17 11 5 1

Vlorë

PS PD LSI PDIU

7 4 1 –

PS-PSD 68 mandate PD-LSI-PDIU 72 mandate

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...