Çështja Navalny/Laboratorët gjermanë konfirmojnë: Lideri opozitar rus është helmuar

Hënë, 14 September 2020 15:37

 

Qeveria gjermane bëri të ditur se dy laboratorë specialë në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se udhëheqësi rus i opozitës Alexei Navalny ishte helmuar me agjentin nervor të periudhës sovjetike Novichok.
Një laborator ushtarak gjerman kishte konfirmuar më parë praninë e kësaj substance në trupin e udhëheqësit të opozitës ruse. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert tha të hënën se Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) ka marrë gjithashtu mostra për t’i testuar në laboratorët e saj.
“Pavarësisht nga ekzaminimet e vazhdueshme nga OPCW, tre laboratorë tashmë kanë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri se një agjent nervor i grupit Novichok ka qenë shkaku i helmimit të z.Navalny“, tha zoti Seibert në një deklaratë. Ai shtoi se Gjermania kishte kërkuar nga Franca dhe Suedia një “rishikim të pavarur” të gjetjeve të autoriteteve gjermane, duke përdorur mostra të reja nga zoti Navalny.

Alexei Navalny, kundërshtari më i shquar i Presidentit rus Vladimir Putin, u dërgua në Gjermani dy ditëë pasi u sëmur më 20 gusht gjatë një fluturimi të brendshëm në Rusi. Berlini ka kërkuar që Rusia të hetojë çështjen. Zoti Seibert ripërsëriti të hënën kërkesën e Berlinit që “Rusia të jape shpjegime” lidhur me këtë çështje. Ai shtoi se “ne jemi në konsultim të ngushtë me partnerët tanë evropianë për hapat e mëtejshëm”.

Kremlini ka reaguar kundër thirrjeve të Kancelares Angela Merkel dhe udhëheqësve të tjerë botërorë që Rusia t’u përgjigjet pyetjeve lidhur me rastin duke mohuar çdo përfshirje të Moskës. Ai akuzua Perëndimin se po përpiqet të njollosë Moskën.

 

Autoritetet ruse kanë nxitur Gjermanisë të ndajë provat që e çuan atë në përfundimin “jashtë çdo dyshimi” se zotiNavalny ishte helmuar me një agjent nervor ushtarak nga grupi Novichok, e njëjta klasë e agjentit nervor të periudhës sovjetike që autoritetet britanike thanë se ishte përdorur për helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Salisbury të Anglisë në vitin 2018. Berlini i ka hedhur poshtë kërkesat e Moskës duke i cilësuar si përpjekje për të zvarritur çështjen. Zoti Navalny u mbajt në gjendje kome të detyruar për më shumë se një javë ndërsa po mjekohej. Më pas mjekët thanë se gjendja e tij ishte përmirësuar aq sa ai mund të nxirrej nga koma. Nuk është e qartë kur spitali Charite i Berlinit, do të publikojë të dhëna të reja mbi shëndetin e tij. /Voa/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...