Dita ndërkombëtare e demokracisë/ Tritan Shehu: Demokracia jonë është në agoni, duke evokuar reanimacionin si të vetmen shpresë

Tuesday, 15 September 2020 11:44

 

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Shehu thekson se demokracia shqiptare është në agoni, duke shtuar se tek ne evokuohet reanimacioni si e vetmja shpresë.

Postimi i Tritan Shehut:
Dita nderkombetare e demokracise, dite zije kjo per Shqiperine!
Demokracia jone nqs nuk ka vdekur tashme, eshte ne agoni duke evokuar “reanimacionin” si te vetmen shprese!
Jemi i vetmi vend ne ate ku ne desherojme e aspirojme te klasifikojme veten tone, ne “Boten Demokratike”, me nje parlament karrikature pupacesh 122-sh, ku cdo gje leviz nen “Shkopin e dirigjentit”!
Jemi i vetmi vend ku nuk egziston “Qeverisja Lokale”, pikerisht ajo ku qytetari duhet te gjeje vehten e tij.

Jemi i vetmi vend qe prej vitesh nuk ka Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte

Por ka edhe me keq akoma, ne kete gjendje institucionale ky “parlament” merr guximin te preke Kushtetuten, e pa imagjinueshme kjo per cdo vend ku ka “filiza” demokracie, apo qe perpiqet te transmetoje se paku imazhe demokracie.

Ne keto kushte tragjike per vendin le t’i leme me nje ane teorizimet demokratike, elaborimet e fjales sublime “demokarci”, qe po i lexoj sot!

Sot duhet ta kuptojme qarte, ne dhe partneret tane, se Demokracia jone ka nevoje per Ringjallje, ka nevoje per veprime e metoda reale “reanimatore”, qe disa here mund te duken edhe te “ashpra”, por jane te domosdoshme.

Ndryshe autokracia eshte shume pak per cfare na ofron e ardhmja!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...