“Po përdor administratën për zgjedhjet e 25 prillit”, PD padit drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë, publikon denoncimin

Tuesday, 15 September 2020 12:29

 

Partia Demokratike ka paditur drejtorin e Ujësjellësit të Rrogozhinës, Skender Dedej, duke e akuzuar se po përdor administratën për zgjedhje.

Sipas PD-së, Dedej duke shkelur ligjin dhe shantazhonte punonjësit për plotësimin e një formulari partiak të paligjshëm.
Ndërkohë, PD ka publikuar edhe një mesazh nga një punonjës i këtij institucioni, ku sipas tij drejtori i Ujësjellësit iu kërkon nga 10 deri 50 emra nga fisi për t’i marrë kartat e identitetit e numrat e telefonit për zgjedhjet e prillit.

REAGIMI I PD
Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste prek edhe të gjitha institucionet në Rrogozhinë.
Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Rrogozhinë Skender Dedej, shkel hapur ligjin dhe shantazhon punonjësit për plotësimin e një Formulari partiak të paligjshëm. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.

Partia Demokratike Rrogozhinë dënon këtë akt kriminal të Skënder Dedej dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

Gjatë ditës së sotme kemi përcjell të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.
Partia Demokratike Rrogozhinë garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Më poshtë denoncimi i punonjësit të UKRR, që ka përcjell provat mbi këtë rast të shkeljes hapur të ligjit:
“Pershendetje i nderuar si kalove, jam nje punonjes i Ujesjelles Kanalizime Rrogozhine dhe doja t’ju vija ne dijeni se drejtori jone Skender Dedej po na kerkon nga 10 deri 50 emra nga fisi jone per ti marre kartat e identitetit e numrat e telefonit per numer per zgjedhjet e prillit. Ne jemi punetore te thjeshte me rroge 220 mije leke me makinat tona e cdo te keqe 😞”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...