Lotët e Denisës vlejnë më shumë se qurravitjet 'patriotike' të Besës

Tuesday, 15 September 2020 18:55
Nga Ndriçim Mehmeti -
 
 
 

Në ditën e parë të shkollës, mendja e një qeveritari, (se të thosha shtetar në Shqipëri është fjalë e madhe), duhet të shkojë tek ata, që për një arsye apo tjetrën nuk arrijnë dot të hedhin hapin e parë drejt klasës, drejt rrugës së gjatë, plot mundime e kënaqësi që të jep dije. Në ditën e parë të vitit shkollor që sapo filloi, ndërsa Besa pinte kafe dhe i qante hallin Ramës, se duhet të bashkohej me familjen e saj, vogëlushja me emrin Denisa në fshatrat e Librazhdit, tronditi çdo zemër prindi, kur mes lotësh i thoshte gazetarit “nuk shkova në shkollë, se nuk kam as rroba e as libra për shkollën”. Në ditën e parë të shkollës kemi dy pamje në arsimin shqiptar: Ministrja që i qan hallit Kryeministrit sesi do t’i shkojë filli familjes së saj, sikur Rama, të ishte shefi i agjencisë së lidhjes së martesave dhe në anën tjetër një fëmijë që nuk shkon dot në shkollë, se i mungon një bluzë, një palë atlete, një palë pantallona.

A vlejnë më shumë lotët e Denisës dhe prindërve të saj apo qurravitjet patriotike të Besës?

Denisa pati fatin e keq që të mos shkonte në shkollë ditën e parë dhe ndoshta do të ishte edhe më trishtuese, nëse humbiste, tërë vitin për shkak të pamundësisë ekonomike të prindërve të saj. Babai i Denisës, i gëlltiste lotët e dëshpërimit për fatin e të bijës dhe dy fëmijëve të tjerë, ndërsa e ëma, qante dhe lute që dikush ta ndihmonte. Në të njëjtin mëngjes, në një kolltuk të butë e plot shije dhe në një zyrë luksoze, deputetja e Elbasanit, ministrja në detyrë deri në atë moment Shahini dhe shefi i tyre, Rama, po gjerbnin plot shije një kafe kushedi sa të shtrenjtë e të zgjedhur. Halli më i madh i tyre ishte, si do të justifikoni Besën që po i jepnin një shkelm prapanicës, si paraardhësja e saj. Dhe mjeshtri i manipulimit dhe gënjeshtërtës e gjeti rrengun e madh, hallin që nuk e kishte njeri e i kish rënë për pjesë, Besës sonë të “shqiptarisë: “Duhet të bashkohet me familjen e krijuar rishtazi, andaj duhet ta mirëkuptojmë e ta përcjellim plot dashuri Besën tonë të dashur”, na kumtoi Komandanti. Besa e ndrojtur si një çupëlinë e klasës së 8-të qëmoti, pasi thithi nja dy herë kafen në stilin italian, na tregoi gjëra që nuk i dinim: Ajo po ikte. Do të donte rrinte. Do të kontribuoj në një parti të majtë progresiste, ku ligjin e bëjnë femrat. Ka edhe më. Në facebook, Besa nxori fytyrën e vetëtirë se ku i kishte mbetur hatri më shumë nga ne shqiptarët e këqij të Shqipërisë. Ajo u qurravit se ne opozitarët, ish-këshilltar e analistë, ekspertë e specialistë e paskëshim sharë për origjinën e saj dhe se e kishte ndier veten të fyer nga ky racizëm, sipas Besës. Së pari Besë, nuk të kemi sharë, por kritikuar për drejtimin më të keq që i është bërë Ministrisë së Arsimit në shtetin shqiptar në 108 të ekzistencës së tij; së dyti e kemi për detyrë qytetare, profesionale dhe atdhetare të ngremë zërin për një arsimim cilësor të fëmijëve dhe të rinjve shqiptar, dhe së treti, nuk ka racizëm, diskriminim dhe po të duash edhe krim më të madh se të mos i mundësosh qoftë edhe një fëmije të vetëm arsimin në gjuhën e vet.

 
 

Ne nuk të kemi sharë për dialektin verior, por të kemi tërhequr vëmendjen për deformim të gjuhës sonë amtare, duke përdorur fjalë latine, serbe apo në gjuhën angleze, si: definim, demontim, intervenim, obligim, univerzitet etj. Kështu që mos u ndiej fare e fyer, se ti na ke fyer e nëpërkëmbur shumë herë, me arrogancë të pashoqe, që nuk ta jepte fuqia jote intelektuale apo profesionale, por thjesht posti i marrë vetëm me një telefonatë, të Ramës, përmes Batonit. Lotët e Denisës, Besë, janë një dramë e madhe, që tregojnë pa asnjë mëdyshje trashëgiminë që le në arsim, ti Besë, paraardhësja jote Lindita dhe mbi të gjitha shefi juaj Edi Rama.

Trashëgimia e Besës në arsimin shqiptar, pasqyra ku ajo duhet të shikohet derisa të ketë frymë

Përtej qarjeve të saj, projektit për një të majtë jo propagandistike, përfaqësimit të gruas në qeverisje, Besa duhet të shikohet gjatë, përgjatë gjithë jetës së saj në trashëgiminë më të keqe, më të shkatërruar se kurrë ndonjëherë në arsimin kombëtar shqiptar. Besa i braktisi bashkatdhetarët e vet dhe fëmijët e tyre në ditën e parë të shkollës, duke dhënë shembullin e një akti tradhtie në fushën e dijes, të barabartë me dezertimin nga fronti të komandantit të ushtrisë, në prag të fillimit të betejës më të rëndësishme në jetën e tij. Besa nuk kërkoi asnjë ndjesë formale, asnjë pendesë, por thjesht pa hallin e saj, familjen dhe ngushtësisht shtëpinë e saj dhe jo ngrehinën e madhe të shqiptarisë, për të cilën lëshon lot krokodili se “është gati një japi një kontribut të mëtutjeshëm”. Besa nuk diti asgjë tjetër, veçse të fajësojë të tjerët dhe asnjëherë të shohë nga vetja, a ka bërë diçka gabim? Më e keqja është se në emër të të qenit shqiptare nga Kosova (dhe jo kosovare Besë se kanë shumë ndryshim si emërtime), Besa u përpoq gjatë gjithë kohës të mbronte paaftësinë, ligësinë, pandjeshmërinë që ajo kishte ndaj arsimit shqiptar.

Dështimet i ktheu në suksese dhe shumë shpejt mësoi se për gjithçka duhet të fajësonte opozitën dhe ata që e kritikonin. Jo moj Besë, nuk mund të ikësh, të na lësh arsimin e rrënuar dhe të thuash se isha kosovare e flisja në gjuhën veriore, prandaj nuk më donin. As ne e as ti nuk ke nevojë për dashurinë tonë. Ne të paguam për ministre dhe jo për kuzhiniere apo promovuese e dashurisë për atdheun. Ne të dhamë atë post, jo për të provuar lidhjen tënde intime se sa do t’i qëndronte distancës së largët dhe mungesës së njëri-tjetrit, por për të menaxhuar sa më mirë arsimin dhe jetën e fëmijëve tanë. Ndaj do të ishte më mirë të na falënderoje që të duruam kaq gjatë, të mbajtëm e të bëmë të mirëqenë, siç nuk e kishe parë në ëndrrën më bukur dhe jo të na turreshe me gjithë fuqinë e ligësisë tënde, se ne ta paskemi prishur qejfin e të paskemi penguar në suksesin tënd imagjinar.

Lotët e Denisës peshojnë shumë më tepër se pallavrat dhe qurravitjet e Besës, të prekur nga “patriotizmi” pak orë përpara se të lërë Shqipërisë. Uroj që lotët e vajzës së vogël t’i shndërrohen në makthin më të keq të saj dhe sigurisht nuk uroj që lotët e Denisës t’i shoh në sytë e fëmijëve të saj dhe tanët, sot e përgjithmonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...