Kryemadhi i shkruan Edlira Haxhiymerit: Sot më shumë se kurrë kuptova që socialistët ndjejnë nevojën e të folurit dhe të vepruarit

Tuesday, 15 September 2020 19:02

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpërndarë në Facebook shkrimin e pedagoges dhe socialistes, Edlira Haxhymeri, e cila kritikonte ish-ministren e Arsimit Besa Shahini.

Kryemadhi shprehet se mesazhi i Haxhiymerit është dëshmia se socialistët kanë nevojë të flasin dhe të veprojnë kundër modelit të Rilindjes.

 

“Profesoreshë Edlira Haxhiymeri, sa shumë humbëm nga njëri-tjetri, por edhe pse ne kemi marrë drejtime të ndryshme, ndjenjat e një socialisti të vërtetë nuk fshihen. Përmes statusit tuaj, sot më shumë se kurrë kuptova që socialistët ndjejnë nevojën e të folurit dhe të vepruarit. Jemi të gjithë së bashku”, shkruan Kryemadhi në mesazhin e saj në Facebook.

Mesazhi i Edlira Haxhiymerit për Besa Shehinin:

Ike. Të shkarkuan. Në një ditë të shënuar. Po ti e kapërdive me kafen zeher.

Po nuk na the si erdhe? Kush të pruri? Çfarë meritash kishe në fushën e arsimit? Sa e njihje mjedisin shqiptar? Po arsimin? Kishe ekspertizë në ndonjë prej niveleve të arsimit? Çfarë edukimi kishe ti vetë? Çfarë te bênte ty më te zonjën se qindra vajza dhe djem të Shqipërisë dhe të Kosovës që shkelqejnë nëpër botë e nuk ju hap kush rrugën në atdhe? Cfarê kontributi pate në politikën shqiptare qê të meritoje drejtimin e arsimit?

Ike. Bëre mirë që ike. Të kishe ikur edhe më parë.

Le vetëm gjurmë negative në ‘mbretërimin’ tênd.

Do kujtohesh për mashtrimin me ‘paktin për univesitetin’ që mbeti vetëm në letêr.

Do kujtohesh si ministrja që solli dhe mbrojti modelin e testit të Turit.

Do kujtohesh si ministrja e masakrês zgjedhore ne universitete.

Nuk mund të ikje edhe pa thagmën e fundit: formularin për të miturit.

Ik.

Po ti nuk mund te ikje pa lëshuar helmin e akrepit që ke në bark!

Nuk të pranuam pêr gegnishten tênde!!!!

Jo jo, mos u fsheh pas helmit të ‘racizmit kombëtar’. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinê dhe lëpirjen tënde! Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe.

Sa për gegnishten, ktheja mbrapsht ustait që ta ka mësuar, nëse nuk është ndjesia jote.

Shqipëria e Kosova janë një. Gegnishtja dhe toskënishtja rrinë mirë pranë e pranë. Na bëjnê më të pasur e krenar ashtu sikurse dhe gjuha standarte.

Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashêri, Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Arbêr Xhaferri e shumë tjerë na e kanë mësuar këtë.

Ik. Të qoftë rruga e mbarë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...