“Janë t’u shku paret në katër anë, të hedhin sytë nga ata që janë në çadër”, në kushte të vështira nga tërmeti, banori në Fushë-Krujë: As ka pyet kush a jemi gjallë

E mërkurë, 16 September 2020 09:35

 

Familjet e dëmtuara nga tërmeti dhe që ndihen të harruara nga shteti janë të shumta edhe në Fushë-Krujë. Banorit të fshatit Bubq, Andon Shota, shtëpia i ka dalë me dëmtime serioze që në tërmetin e 21 shtatorit 2019 dhe më pas tërmeti i 26 nëntorit ia shkatërroi plotësisht. Në bisedën që pati me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ai thotë se edhe pse është vlerësuar për shembje, deri më tani nuk ka parë asnjë ndihmë nga shteti.

Për këtë është detyruar të qëndrojë për 10 muaj në çadër në kushte shumë të vështira, bashkë me gruan dhe djalin. Ndërsa gruaja e tij, Dave Shota, thotë se nëse kërkohet pastërti për shkak të pandemisë, shteti duhet të marrë parasysh kushtet ku qëndrojnë familjet e dëmtuara nga tërmeti që jetojnë ende në çadër.
Andon Shota: Unë jam Andon Shota në fshatin Bilaj. Mua më është prishur shtëpia, totalisht e pabanueshme, brenda s’mund me hyj brenda në shtëpi. Jetoj në çadër ka 10 muaj!

 

Orjola Pampuri: Nga 26 nëntori, ju nuk keni patur asnjë lloj mbështetje?
Andon Shota: Jo, jo, jo!

Orjola Pampuri: Përsa i përket rindërtimit të shtëpisë?
Andon Shota: As ka pyet kush për atë punë, asnji!

 

Orjola Pampuri: Historia juaj ka filluar me tërmetin e shtatorit?
Andon Shota: Po qysh te tërmeti i parë…

Orjola Pampuri: Ku pati dëmtime dhe më pas gjithçka përfundoi në nëntor?

Andon Shota: Ka përfunduar totalisht sa më ka ul në zero krejt.

Orjola Pampuri: Si ju ka nxjerrë?
Andon Shota: Për shembje shtëpia!
Orjola Pampuri: Ndërkohë jeni me DS4 dhe nuk ka ardhur askush të marrë masa për rindërtim?
Andon Shota: Asnjë…. Jo, jo, jo, as ka pyt kush për atë punë, a jetojmë apo nuk jetojmë gjallë në këtë tokë!

Orjola Pampuri: Me çfarë të ardhurash jetoni?
Andon Shota: Vetëm me një rrogë të djalit, ai mund të punojë një herë në dy javë. Ajo, të thuash një qind e ca mijë lekë në muaj i ka ilaçe, se është vetë e sëmurë. Të dy jemi pa pension.

Dave Shota: Këtu ku gatuaj unë është e papranueshme!
Orjola Pampuri: Dhe tani po vjen dimri…
Dave Shota: Në kohë pandemie që thonë keni kujdes, po ça kujdesi kam unë këtu?! Ma kallzoni ju mu, ça duhet të bëj unë këtu, a është e pranueshme këtu? Ku të shkoj?!
Andon Shota: Unë pra kërkoj vetëm një gjë, një ndihmë nga shteti, të venë dorën ata, se fundja fundit, janë t’u shku paret në katër anët krejt, të paktën të hedhi sytë nga ata që janë brenda në çadër!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...