Erdogan ndez `sherrin` në takimin e Athinës dhe e vërteta për marrëveshjen e vitit 2009!

E mërkurë, 16 September 2020 13:37

 

Prej kohësh është folur dhe shkruar edhe nga personalitete politike dhe ushtarake në Greqi dhe në Turqi, se marrëveshja e Detit e firmosur në vitin 2009 u anulua për shkak të interesave dhe ndërhyrjes së palëve të treta.

Kjo “palë e tretë` sipas mediave greke dhe vetë ish-admiralit turk Cihat Yayc? është pikërisht Turqia e cila gjendet në prag-konflikt ushtarak me Greqinë.

Pak kohë më parë gazetarja turke Cubra Par duke ju referuar gazetës “Haberturk” në historikun e përcaktimit të shelfit detar në detin Jon dhe Mesdhe, zbuloi se ishte pikërisht pala turke që ka ndikuar në palën shqiptare për detajet e dëmshme që kishte marrëveshja e vitit 2009, e cila në vijim u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese.

 

E këtij mendimi është edhe ish-ministria e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, e cila e ka shprehur atë edhe publikisht në sy të kryeministrit Rama në tryezën që po mbahet në Athinë.

 

Gjatë forumit të organizuar nga “The Ekonomist”, Bakojanis ka thënë se anulimi i marrëveshjes së detit të vitit 2009 u bllokua pas ndërhyrjes së Turqisë. Ajo shtoi, se u mërzit shumë kur Gjykata Kushtetuese shqiptare vendosi anulimin e marrëveshjes së firmosur mes dy palëve.

“Jam unë ajo që kam nënshkruar këtë marrëveshje, u mërzita shumë kur mora vesh vendimin e gjykatës kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë që ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë e madhe. Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje. Unë njihem në Greqi si një nga mbështetësit e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë. Shpresoj që Presidenti Erdogan do bëj të gjitha përpjekjet e nevojshme që të mos përshkallëzojë tensionet dhe të ndryshojë retorikën. Unë e njoh prej vitesh dhe ai duhet të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme për të bërë politike. Duhet ti kthehemi tryezës së dialogut. Ti drejtohemi Gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje. Unë shpresoj që kjo çështje është e qartë dhe i shumicës së vendeve të Mesdheut, shpresoj që fryma mes tre vendeve të mbizotërojë”, ka deklaruar Bakojanis.

Kujtojmë se marrëveshja e vitit 2009 u prish pas një ankimimi në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, i cili pranon miqësinë speciale dhe strategjike me presidentin Erdogan, por ashtu si bëri edhe sot mohon ndërhyrjen e tij në këtë çështje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...