Berisha publikon deklaratën e Dubrovnikut: Kur kundërshtoja ndarjen e Kosovës! Rama dhe Thaçi bënë tradhti të lartë

E mërkurë, 16 September 2020 22:27

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur në emisionin Rubikon të Adriatik Kelmendit, risolli në vëmendje një deklaratë që kishte bërë ai në Dubrovnik në vitin 2010, kur shprehej qartë kundër ndryshimit të kufijve në rajon. Sipas tij, këto ndryshime kufijsh janë kundër interesave të Shqipërisë.

“Erdhi në pushtet Edi Rama dhe u puçën me Vuçiçin,” tha Berisha, duke shtuar se me projektin për ndarjen e Kosovës, Edi Rama dhe Hashim Thaçi kanë kryer tradhti të lartë.

 

Sipas tij, Serbia ka synuar gjithmonë ndarjen e Kosovës dhe marrjen e një pjese të madhe të saj.

“Sllobodan Millosheviç ishte që shqiptarët të mbeten në atë që quhet Metohi, Rrafshin e Dukagjinit.

Pasi Kosova u çlirua nga NATO, Dobrica Qosiç riformuloi teorinë e Serbisë së Madhe, që të marrim sa të mundim nga Kosova. Këtë doktrinë ai ia parashikoi Gjinçiçit.

Kam pasur propozime në Selanik nga Vuk Drashkoviç për ndarjen e Kosovës. Unë kam qenë kategorikisht kundër. I jam përmbajtur parimit që nuk ka më copëtim të trojeve shqiptare,” tha Berisha.

“Uroj që Rama e Thaçi të jenë tradhtarët e fundit në Shqipëri dhe Kosovë,” tha Berisha, duke akuzuar Thaçin se punoi për zmadhimin e Serbisë.

“Raportet me Thaçin u prishën sapo nisi pazarin me territorin e Kosovës. Tradhtari nuk mund ta dojë Kosovën. Ai ka kryer akt të tradhtisë së lartë. Ka shkelur Kushtetutën, ka diskutuar për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial,” tha Berisha.

I pyetur për akuzat se ka ofruar karburant për makinerinë luftarake serbe, ai tha se këto janë shpifje.

“Isha kundër sanksioneve sepse do dëmtohej Kosova, jo Serbia,” tha Berisha, duke shtuar se gjithsesi, e pranoi embargon.

“Por asnjë vend nuk ndalon kontrabandën 100 përqind. Kurrë nuk ka ndodhë hapja e kufirit. Raporti thotë se transporti ndodhi me mushka dhe gomerë. Nuk i vrisja njerëzit unë pse po kalonin kufirin. Për ta kapur, po,” tha Berisha.

I pyetur nëse Thaçi ka luftuar, Berisha tha: “Unë jetoja për Kosovën çdo minutë. Unë e dija shumë mirë se kush luftonte dhe kush rrinte në Rogner dhe te vila e Enverit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...